Set 3 pjesësh për grill Brava
Nëse jeni adhurues i ushqimeve të grillit dhe keni një skarë në shtëpi, ky set është i domosdoshëm për ju. Seti Brava ka 3 pjesë: një kapëse, rrotulluese dhe piru. Aksesorët cilësorë kanë veshje të fortë prej çeliku inox dhe ju mundësojnë ta përgatisni më lehtë ushqimin në skarë.
- Më shumë
- Përshkrimi
- Specifikat Teknike
- Më shumë
-
Nëse jeni adhurues i ushqimeve të grillit dhe keni një skarë në shtëpi, ky set është i domosdoshëm për ju. Seti Brava ka 3 pjesë: një kapëse, rrotulluese dhe piru. Aksesorët cilësorë kanë veshje të fortë prej çeliku inox dhe ju mundësojnë ta përgatisni më lehtë ushqimin në skarë.
Më shumë - Përshkrimi
-
Pasuroni skarën me veglat më të mira për grill
Përgatitja e ushqimeve të skarës do të jetë më e lehtë dhe më e këndshme me veglat për grill nga seti Brava. Krejt çka ju duhet për ta rrotulluar mishin, perimet apo për t'i shërbyer në pjatë si një kuzhinier profesional, i gjeni te ky set prej 3 veglash praktike e cilësore. Për më tepër, kanë dizajn elegant dhe i shtojnë hijeshi çdo kuzhine.
3 veglat më të nevojshme në një set
WNëse tashmë keni një skarë dhe ju pëlqeni të përgatisni ushqime në të, ky set prej çeliku inox nuk bën t'i mungojë kuzhinës suaj. Seti përmban:
- Një piru për grill - i cili ju mundëson t'i kapni me lehtësi biftekët apo mishërat e tjerë nga skara në pjatë.
- Një palë kapëse - të cilat kanë vrima të vogla dhe mundësojnë që yndyra e tepërt të kullojë teksa i kapni ushqimet nga skara.
- Një rrotulluese - ideale për t'i rrotulluar mishërat apo ushqimet që janë të rrafshta dhe të lëmuara. Po ashtu, mund ta përdorni kur fergoni biftek apo peshk, ose për t'i hequr biskotat e pjekura nga tepsia në tabaka.
Mund të lahen në enëlarëse
Për t'ua lehtësuar më shumë procesin e pastrimit, këto vegla grilli mund të lahen edhe në enëlarëse.
Secili aksesor ka nga një lak për t'i varur si dhe dorezë ekstra të gjatë, për t'ju mundësuar t'i mbani duart më larg skarës teksa piqni ushqimet e preferuara.
- Specifikat Teknike
-
Dimensionet 35 cm Material çelik inox, TPR coating