10 hapa të thjeshtë për të rritur detoksifikimin në trupin tuaj
Detoksifikimi është proçesi natyral i eliminimit dhe neutralizimit të materialeve toksike nga qelizat, indet, organet dhe gjaku i organizmit të njeriut.
Detoksifikimi është proçesi natyral i eliminimit dhe neutralizimit të materialeve toksike nga qelizat, indet, organet dhe gjaku i organizmit të njeriut.
Megjithëse trupi ynë detoksifikon në mënyrë të natyrshme vetveten çdo ditë nëpërmjet mëlçisë, mushkërive, sistemit limfatik, lëkurës, veshkave dhe aparatit tretës, mbetje të tjera toksike mund të gjenden në dhjamë, inde, dhe në organet tona për shkak të kushteve të jetesës moderne.
Jeta e përditshme na ekspozon me shumë toksina nëpërmjet ndotjes së ambjentit dhe burimeve të tjera të helmeve kimike, që me kalimin e kohës çojnë pashmangshmërisht në probleme shëndetësore dhe sëmundje të ndryshme. Sot, një individ i zakonshëm, ka thuajse 300 kimikate helmuese që qarkullojnë në gjakun e tij.
Kimikatet të cilat mund të shkaktojnë probleme që nga dëmtimi i mëlçisë e deri tek kanceri, vijnë nga ajri që thithim, ushqimi që hamë, uji, ndërtesat, pesticidet, si dhe nga produktet e shumta konsumatore që përdorim çdo ditë. Sipas kërkimeve të kohëve të fundit, kimikatet toksike që gjenden tek telefonat celularë, kompjuterat, parfumet, produktet kozmetike dhe rrobat që veshim janë prezentë edhe në trupat tanë.
Miliona njerëz vuajnë nga letargjia, lodhja dhe mungesa e energjisë. Ka shumë arsye që shkaktojnë këto gjendje.
Arsyet kryesore mund të jenë disa kushte mjekësore, pagjumësia, kequshqyerja, stresi, diabeti, disa gjendje mjekësore të tiroideve etj.
Nëse nuk vuani nga këto sëmundje, dhe ndjeheni të këputur ose pa humor, mund të merrni në konsideratë pastrimin e organizmit ose detoksifikimin e tij.
Shpeshherë, niveli i ulët i energjisë shkaktohet nga helmet ose toksinat e grumbulluara në trupin tuaj
Detoksifikimi është shumë thelbësorë për shëndetin tuaj.
Më poshtë keni disa mënyra se si mund të ndihmoni detoksifikimin e trupit tuaj:
Konsumoni më shumë ujë: konsumimi ujit ju ndihmon ti largoni tokasinat nga trupi juaj.Pini rreth 10 gota ujë në ditë.
Shkoni në tualiet më shumë: mundohuni të rregulloni një orarë që të keni pastrimin e zorëve së paku dy herë në ditë nëse keni problem me këtë konsumoni më shumë produkte që kan magnez, ose hani nga dy lugë fara liri.
Ha shëndetshëm : fokusohuni në prodhimet shtazore të cilsisë së lartë organike duke I anashkaluar produktet që kan shtesa si hormone apo antibiotik në ushqimin tuaj.
Konsumoni ushqime detoksifikuese: ju duhet të konsumoni 8 deri në 10 fruta dhe perime te ndryshme: si brokolli , lakër jeshile ,hudhër qepë këto ndihmojnë në rritjen e nivelit të squfurit në trupin tuaj dhe largon toksinat.
Minimizo konsumin e : stimuluesve, sedativeve dhe substancave të tilla si kafeina dhe nikotina poashtu përpiquni të shmangni konsumin e pijeve alkoolike.
Lëviz: Së paku pes herë në ne javë ushtroni koncentrohuni në ushtrime kardio që të largoni toksinat përmes djersitjes
Shmangjuni produkteve te bardha si: Mielli,Sheqeri.
Djersitu: Perdor ndonje metode te djersitjes si sauna , avullosja apo dush detoksifikues
Merr: vitamina apo minerale të kualitetit të lartë
Relaksohu: praktikoni ndonjë metodë të relaksimit që të jeni në gjendje të qetësisë për një kohë gjatë ditës suaj përplot me ngarkesë.
Thjeshte duke ndjekur këta hapa ju do ti ndihmoni trupit tuaj qe te ule nivelin e toksinave në trupin tuaj.