10 ushqime hidratuese që duhet t’i hani gjatë verës
Shumica e duan verën, por jo edhe nxehtësinë e tepërt dhe dehidratimin që shkakton. Andaj, për ta shijuar sa më shumë herën, kemi nevojë të qëndrojmë të hidratuar. Përveç se të qëndroni në një vend të freskët, është me rëndësi edhe të ushqeheni si duhet, sepse në fakt, janë disa ushqime e ndihmojnë trupin të qëndrojë i freskët. Thistle ka listuar ushqimet që preferohet t’i në këtë sezonë.
Burimi i fotos: Freepik
Dhe para se të vazhdojmë me listën, mos harroni se uji është thelbësor: mundohuni t’i pini 11 – 15 gota ujë gjatë ditës.
1. Trangujt
Trangujt janë ndër ushqimet më hidratuese, sepse kanë deri në 95% përmbajtje të ujit. Përveç kësaj, janë të pasur me vlera ushqyese që ju ndihmojnë të ndiheni më mirë. Trangulli apo kastraveci përmban ndër të tjerash vitamniat K, C, B6 si dhe mineralet sikurse kalciumi, hekuri, folat etj. Të gjitha këto ju japin energji dhe ju ndihmojnë ta përballoni nxehtësinë.
Kastravecat mund t’i hani të thatë, me pak kripë, në sallata të ndryshme apo duke i kombinuar me djathë dhe biskota të njelmëta.
2. Shalqini
Shalqini njihet si fruti i preferuar i verës dhe ka disa arsye për këtë. Përmban rreth 90% ujë dhe antioksidantë, prej të cilëve mund të përfitojë trupi juaj. Po ashtu, është i ëmbël dhe freskues – krejt çka ju duhet këto ditë të nxehta vere.
3. Avokado
Avokado është frut i shijshëm, që po ashtu bën pjesë në grupin e ushqimeve hidratuese. Avokado përmbajnë acide yndyrore të ngopura, të cilat mund t’ju ndihmojnë ta largoni nxehtësinë e tepër dhe toksinat nga gjaku. Ju mund të bëni shpejt e lehtë një tost me avokado apo ta shtoni në sallata, për një vakt të lehtë dhe të shëndetshëm.
Po ashtu, avokado tretet lehtë, dhe kjo nënkupton që trupi juaj nuk do të harxhojë shumë energji pasi t’i hani. Kjo ju ndihmon të qëndroni më të freskët dhe më të relaksuar pas ngrënies.
4. Kokosi
Uji i kokosit është një zgjidhje e shkëlqyer për ta freskuar trupin kur keni shumë të nxehtë. Ky ujë është i mbushur me elektrolite të cilat ndihmojnë për të rimbushur trupin dhe ju ndihmojnë të ndiheni më energjik. Kur dehidratoheni, mund ta humbni energjinë tuaj shumë më lehtë, dhe elektrolitet ju ndihmojnë që ta zëvendësoni atë energji të humbur.
5. Bananet
Ndër ushqimet hidratuese bën pjesë edhe banania. Kjo, sepse bananet kontribuojnë në tkurrjen e indeve tuaja, gjë e cila në fakt lejon më shumë thithjen e ujit.
Pra, jo vetëm që bananet ju mbushin me energji dhe një bollëk vitaminash e mineralesh, por gjithashtu e ndihmojnë trupin tuaj që ta ruajë ujin më gjatë. Kjo ofron një ndjesi natyrale freskuese, sidomos nëse i konsumoni rregullisht.
6. Selino
Ky fakt mund t’ju çudisë, por selino ka përmbajtje të ujit rreth 95%. Kjo nënkupton se është një ushqim shumë hidratues dhe i përshtatshëm për ta konsumuar gjatë verës. Mund ta kombinoni me salca shtëpie apo receta tjera.
7. Qepa
Besoni ose jo, qepët kanë veti freskuese që mund t’ju ndihmojnë të mbroheni nga goditja e diellit. Qepët e kuqe përmbajnë një antialergjen të quajtur kuercetin, duke e bërë secilin lloj të varietetit të qepëve një zgjedhje të duhur kur e shijoni diellin.
Sigurisht, ju mund ta hani qepën edhe të papërpunuar, por copëtimi dhe vendosja e tyre sallata është një mënyrë e shkëlqyer për të shpërndarë shijen e tyre.
8. Agrumet
Këtu bëjnë pjesë limoni i verdhë, limoni i gjelbër, portokajtë, grejpfruti e të tjerë. Këto frute që bëjnë pjesë në familjen e agrumeve, përmbajnë antioksidantë dhe vitaminë C. Antioksidantët mund t’ju ofrojnë një ndjesi freskuese në trup kurse vitamina C rimbushë energjinë e humbur.
Po ashtu, nëse nuk ju pihet uji i thjeshtë, provoni t’i shtoni ca rriska dhe lëng limoni, në mënyrë që të bëhet më i shijshëm.
Po ashtu, edhe portokallin mund ta kombinoni me ujë apo duke e ngrënë thjesht si frut. Grejpfruti kombinohet shumë mirë me sallata frutash. Sido që t’i kombinoni, agrumet do t’ju ndihmojnë të qëndroni të hidratuar gjatë verës.
9. Perimet e gjelbra
Një nga ushqimet më të mira që mund t’ia përgatisni vetes gjatë verës, padyshim është sallata. Jo vetëm që mund të përfshini plot nga ushqimet që i përmendëm më lart, por perimet me gjethe të gjelbra do t’i sjellin shumë dobi trupit tuaj.
Për shembull perimet sikurse spinaqi, kale, marule dhe lakra, janë të pasura me përmbajtje uji, sidomos kur i hani të papërpunuara (kur i gatuani, këto perime humbin një përmbajtje të ujit).
Ju mund t’i kombinoni këto perime si një bazë për sallatë, bashkë me ushqime tjera të shëndetshme dhe hidratuese, sikurse kastravecat, domatet, qepët e kuqe, djathë feta dhe avokado.
10. Menta
Nëse ndjeni thatësi, një mënyrë për t’u freskuar sadopak, është që të shtoni gjethe të mentes në pijet dhe ushqimet tuaja. Menta apo nenexhiku njihet si një bimë freskuese për shkak të përbërjes organike të mentolit.
Mentoli aktivizon receptorët ndijor të proteinave në gojë, të cilët reagojnë në të njëjtën mënyrë sikur të hani akullore.
Pra, e ndihmon trupin tuaj të freskohet më shpejt. Një nga mënyrat më të mira është ta përzieni mentën dhe limonin e gjelbër në ujë të ftohtë dhe ta pini. Kjo pije freskon trupin tuaj dhe e mban të hidratuar.
11. Ananasi
Ananasi po ashtu ka përmbajtje të madhe të ujit, andaj është frut hidratues, i përshtatshëm për ditët e verës në veçanti. Ju mund ta hani ananasin ndamas si frut, ta shtoni në sallata apo në smoothie.
Ananasi përmban enzimën bromelain e cila ka veti anti-inflamatore. Kjo veti po ashtu ndihmon trupin tuaj të freskohet.
Produkte të rekomanduara
-
-55%SASITË KANË MBARUAR
-
-46%SASITË KANË MBARUAR
-
-66%SASITË KANË MBARUAR
-
-55%SASITË KANË MBARUAR