Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

5 truke për të mos qarë gjatë prerjes së qepës

Qërimi dhe grirja e qepës mund të jetë një ndër punët ‘’më qaramane’’ që na besdisin të gjithëve. Me siguri, e keni pyetur veten pse ndodh kjo gjë!? Sipas ‘’American Chemical Industry’’ kur presim qepën ne hapim mijëra qeliza të saj. Këto qeliza çlirojnë enzima të veçanta dhe aminoacide të cilat formojnë një gaz me bazë sulfuri. Gazi sulfurik është shumë irritues dhe lotët janë përgjigja e syrit për t’u mbrojtur prej tij. Ju ftojmë të zbuloni pesë truke interesante që do t’ju shpëtojnë nga lotët e panevojshëm. Si gjithmonë këshillat e gjyshes na vijnë në ndihmë.

Qërimi dhe grirja e qepës mund të jetë një ndër punët ‘’më qaramane’’ që na besdisin të gjithëve. Me siguri, e keni pyetur veten pse ndodh kjo gjë!? Sipas ‘’American Chemical Industry’’ kur presim qepën ne hapim mijëra qeliza të saj. Këto qeliza çlirojnë enzima të veçanta dhe aminoacide të cilat formojnë një gaz me bazë sulfuri.Gazi sulfurik është shumë irritues dhe lotët janë përgjigja e syrit për t’u mbrojtur prej tij. Ju ftojmë të zbuloni pesë truke interesante që do t’ju shpëtojnë nga lotët e panevojshëm.

Si gjithmonë këshillat e gjyshes na vijnë në ndihmë.   

1. Përtypni një kafshatë bukë :

Gjyshet sugjerojnë të përtypni një kafshatë bukë gjatë kohës që prisni qepën. Në gojë do të krijohet autmatikisht pështymë (dmth masë uji), në këtë mënyrë shmangni djegien në sy.
 
2. Ndizni një qiri :

Gjatë prerjes së qepës mund të ndizni edhe një qiri duke e vendosur diku afër vendit të prerjes. Gazi i lëshuar nga qepa do të thithet nga flaka e qiririt.  

3. Përdorni limon:

Para se të grini qepë këshillohet të njomni thikën dhe dërrasën ku priten perimet me lëng limoni. Nuk do të ndieni asnjë lloj shqetësimi pasi limoni absorbon gazin sulfurik të qepës.  

4. Uthull molle:

Një metodë shumë e këshillushme është që të fusni qepët e paqëruara për 15 minuta në një enë me uthull molle. Në mungesë të saj mund të përdorni edhe uthullën normale të rrushit ose atë balsamike. Enzimat e uthullës arrijnë të kontrollojnë aminoacidet e sulfurit të qepës.  

5. Futni qepët në grirje :


Bëni mirë që të vendosni qepët që do të prisni përreth 10-15 minuta në ngrirje. Kështu do të reduktoni sasinë e enzimës së lëshuar. Ju mund tëarrini të njëjtin rezultat edhe duke futur qepët në ujë të vakët.