Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

7 ‘’miqtë’’ e trurit; ushqimet që ndihmojnë kujtesën dhe parandalojnë sëmundjet

Kujtesa është aftësia e organizmit për të koduar dhe depozituar informacione, në mënyrë që ato të riprodhohen dhe përdoren më vonë. Psikologët e zhvillimit dhe mjekët pohojnë që ka gjithmonë truke dhe sekrete për të patur një kujtesë solide dhe afatgjatë. Ne ju rekomandojmë disa nga ushqimet që ndihmojnë mirëfunksionimin e kujtesës suaj.

Kujtesa është aftësia e organizmit për të koduar dhe depozituar informacione, në mënyrë që ato të riprodhohen dhe përdoren më vonë. Psikologët e zhvillimit dhe mjekët pohojnë që ka gjithmonë truke dhe sekrete për të patur një kujtesë solide dhe afatgjatë. Ne ju rekomandojmë disa nga ushqimet që ndihmojnë mirëfunksionimin e kujtesës suaj.  

1. Boronicat:

Boronicat përmbajnë substanca ushqyese , të njohura ndryshe si proantocianidinat- PCO të cilat mbrojnë trurin nga toksinat mjedisore dhe ulin veprimin e radikaleve te lira. Proantocianidinat kanë veprim anti-inflamator dhe stimulojnë kujtesën.  


2. Domatet:

Ekstrakti i domates, licopeni, është dhjetë herë më i fuqishëm se vitamina E. Licopeni përmirëson funksionet cerebrale , si dhe ndihmon në aftësimin e memories afatgjat.  


3. Spinaqi:


Spinaqi është shumë i pasur në vitamina dhe proteina. Konsumi i tij mbron qelizat nervore nga efeket e mplakjes. Vitamina më e fuqishme e spinaqit është vitamina K. Ajo ndihmon në vendosjen e ekuilibrit të sistemit nervor qendror.  


4. Farat e kungullit:

Në të ëvrtëtë farat e kungullit kosiderohen si pjesa më ‘’e parëndësishme’’ e tij. Por ajo që nuk dimë është se farat e kungullit janë shumë të pasura me vitaminë E, Omega 3, Omega 6 dhe zink. Zinku ka një rol të rëndësishëm në zhivillimin e kujtesës dhe të menduarit.  


5. Veza:

Në vezë gjendet kolina, një përbërës shumë i rëndësishëm për shëndetin dhe që ndihmon zhvillimin e funksioneve kardiovaskulare dhe cerebrale.  


6. Kurkuma:

Shkencëtarët vazhdojnë të habiten nga fuqia e kurkumës në trurin tonë. Kurkuma ka veti anti-inflamatore dhe ndihmon në ekuilibrin e sistemit nervor endror. Konsumi i saj ndihmon në parandalimin e Alzheimer-it.  


7. Brokoli:

Brokoli ka shumë antioksidantë të rëndësishëm që përmirësojnë elasticitetin e memories. Ai përmban gjithashtu acid folik që ul nivelin e omiocisteninës, një substancë që çon në shfaqjen e harresës.