A e di ç'është BPA dhe sa e rrezikon jetën tënde?
Ekspozimi i njeriut ndaj BPA është mjaft i përhapur kryesisht prej ushqimit. Në një sondazh të kryer nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), nivelet e dallueshme të BPA janë gjetur në 93% të 2517 mostrave të urinës në njerëzit mbi 6 vjeç.
BPA është një lëndë kimike industriale dhe ekspertët thonë se është toksike dhe se njerëzit duhet të përpiqen ta shmangin atë. Por a është me të vërtetë BPA aq i rrezikshëm sa t’ju duhet ta shmangni me çdo kusht?
Ekspozimi i njeriut ndaj BPA është mjaft i përhapur kryesisht prej ushqimit. Në një sondazh të kryer nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), nivelet e dallueshme të BPA janë gjetur në 93% të 2517 mostrave të urinës në njerëzit mbi 6 vjeç.
BPA është një lëndë kimike industriale dhe ekspertët thonë se është toksike dhe se njerëzit duhet të përpiqen ta shmangin atë. Por a është me të vërtetë BPA aq i rrezikshëm sa t’ju duhet ta shmangni me çdo kusht?
BPA (Bisphenol-A) është një kimikat që i shtohet shumë produkteve komerciale, duke përfshirë enët e ushqimit dhe produktet e higjienës. Ai u zbulua për herë të parë në vitet 1890, por kimistët në vitet 1950 zbuluan se ai mund të përzihet me lëndë të tjera për të prodhuar polikarbonate plastike të forta dhe elastike.
Sot, lëndët plastike që përmbajnë BPA përdoren shpesh në enë ushqimi, shishe për fëmijë etj. BPA përdoret gjithashtu për të bërë rrëshirë, e cila vendoset brenda kutive të ushqimeve të konservuara me qëllim për të mbrojtur metalin e tyre nga gërryerjet ose thyerjet.
Produktet e zakonshme që mund të përmbajnë BPA janë:
-Sendet e paketuara në qese plastike,
-Ushqimet e konservuara
-Produktet higjienike për femra
-CD-të dhe DVD –të
-Elektroshtëpiaket
-Lentet e syve
-Pajisjet sportive
-Mbushjet dentare
Ia vlen të përmendet fakti se shumë prodhues tani kanë zëvendësuar BPA me Bisphenol-S (BPS) ose bisphenol-F (BPF), të cilat konsiderohen si më pak të rrezikshme.
Megjithatë, të dhënat e fundit tregojnë se edhe përqendrimet e vogla të BPS dhe BPF mund të pengojnë funksionin e qelizave tona në një mënyrë të ngjashme me BPA.
Artikujt plastikë që janë etiketuar me numrat e riciklimit 3 dhe 7 ose shkronjat “PC” në shumë raste përmbajnë BPA, BPS ose BPF.
Si futet në trup BPA?
Burimi kryesor është nëpërmjet ushqimit. Kjo sepse kur kutitë me përmbajtje BPA janë krijuar, jo të gjitha produktet kanë qenë të vulosura. Kjo lejon që një pjesë e këtij kimikati të përzihet me ushqimet ose lëngjet e enëve.
Për shembull, një studim i fundit tregoi se nivelet e BPA në urinë u ulën me 66% pas 3 ditëve që u shmangën ushqimet e paketuara. Në një tjetër studim ku pjesëmarrësit konsumuan supë të freskët ose supë të konservuar prej 5 ditësh rezultoi që nivelet e BPA në urinë ishin 1,221% më të larta në personat që konsumuan supë të konservuar.
Përveç kësaj, Organizata Botërore e Shëndetësisë (World Health Organisation) njoftoi se nivelet e BPA në foshnjat që ushqehen me gji kanë qenë deri në 8 herë më të ulëta krahasuar me ato në fëmijët e ushqyer me shishe që përmbajnë BPA.
Mekanizmat biologjike të BPA
BPA është krijuar për të imituar strukturën dhe funksionin e hormonit estrogjen. Për shkak të formës të tij si estrogjen, BPA mund të lidhet me receptorët e estrogjenit dhe të ndikojë në proceset trupore, të tilla si rritja, riparimi i qelizave, zhvillimi i fetusit, niveli i energjisë dhe riprodhimi. Përveç kësaj, BPA mund të ketë aftësinë për të bashkëvepruar me receptorët e hormoneve të tjera, të tilla si receptorët e hormoneve tiroide, duke ndryshuar funksionin e tyre . Trupi i njeriut është i ndjeshëm ndaj ndryshimeve të hormoneve, dhe kjo është arsyeja pse aftësia e BPA-së për të imituar estrogjenin besohet të ndikojë në shëndet.
Polemika për BPA
Duke pasur parasysh të dhënat e mësipërme, shumë njerëz do të pyesin veten nëse BPA duhet të ndalohet. Përdorimi i tij tashmë është i kufizuar në BE, Kanada, Kinë dhe Malajzi, veçanërisht në produktet për foshnjat dhe fëmijët e vegjël. Disa shtete amerikane kanë ndjekur këtë shembull, por nuk kanë krijuar rregulla federale.
Në vitin 2014, FDA (Departamenti i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore në SHBA) lëshoi raportin e tij të fundit, i cili konfirmoi limitin e përdorimit të 1980 që konsistonte në 50 miligramë në ditë dhe arriti në përfundimin se BPA është ndoshta i parrezikshëm në nivelet e lejuara aktualisht.
Megjithatë, studimet tek brejtësit tregojnë efekte negative të BPA në nivele shumë të ulëta, rreth 10 miligramë në ditë. Gjithashtu, studimet tek majmunët tregojnë se nivelet e njëjta me njerëzit ndikojnë negativisht në riprodhim.
Një rishqyrtim nga viti 2006 ndihmoi në shpjegimin e këtyre spekulimeve. Ai zbuloi se të gjitha studimet e financuara nga industria nuk gjetën asnjë efekt negativ të ekspozimit të BPA, ndërsa 92% e studimeve të pafinancuara nga industria gjetën efekte negative të rëndësishme.
BPA mund të shkaktojë infertilitet (shterpësi) në burrat dhe gratë
BPA mund të ndikojë në disa aspekte të pjellorisë.
Një studim ka vërejtur se gratë me abortime të shpeshta kishin rreth 3 herë më shumë BPA në gjakun e tyre se gratë me shtatzëni të suksesshme.
Për më tepër, studimet e grave që ju janë nënshtruar trajtimeve të fertilitetit treguan se ato me nivele të larta të BPA kanë prodhim proporcionalisht më të ulët veze dhe kanë deri në 2 herë më pak mundësi për të mbetur shtatzënë.
Në mesin e çifteve që i nënshtrohen një fertilizimi in-vitro (IVF), meshkujt me nivele të larta të BPA kishin 30-46% më shumë gjasa për të prodhuar embrione të cilësisë së ulët.
Një studim tjetër ka gjetur se meshkujt me nivel më të lartë të BPA kanë 3-4 herë më shumë gjasa që të kenë një përqendrim dhe një sasi më të ulët të spermës.
Përveç kësaj, burrat që punojnë në kompanitë prodhuese BPA në Kinë raportohet se kanë 4.5 herë më shumë vështirësi në ereksion dhe më pak kënaqësi seksuale se sa njerëzit e tjerë.
Megjithatë, edhe pse efektet e mësipërme janë të dukshme, disa komente të kohëve të fundit bien dakord se janë të nevojshme më shumë studime për të forcuar provat.
Efektet negative të BPA tek foshnjat
Shumica e studimeve – por jo të gjitha – kanë vënë re se fëmijët e lindur nga nënat të ekspozuara ndaj BPA peshojnë deri në 0.2 kg më pak në lindje sesa fëmijët e nënave të paekspozuara. Fëmijët e lindur nga prindër të ekspozuar ndaj BPA janë të prirur që të kenë një distancë të shkurtër anogenitale, gjë që përforcon efektet hormonale të BPA gjatë zhvillimit. Përveç kësaj, fëmijët e lindur nga nënat me nivele më të larta BPA ishin më hiperaktive, të shqetësuar dhe të mërzitur.
Së fundi, ekspozimi ndaj BPA gjatë jetës është menduar se ndikon dhe në prostatë apo në indet e gjirit dhe rrisin rrezikun e kancerit.
Megjithatë, ndërsa ka studime të shumta në kafshët që e mbështesin këtë, studimet tek njeriu janë më pak përfundimtare.
Ekspozimi ndaj BPA ka qenë i lidhur me sëmundje të zemrës dhe të diabetit.
Studimet te njeriu kanë ekzaminuar lidhjen midis niveleve BPA dhe presionit të gjakut. Ata kanë raportuar një rrezik prej 27-135% më të madh të presionit të lartë të gjakut tek njerëzit me nivel të lartë BPA. Për më tepër, një studim i 1,455 amerikanëve lidhur me nivelet më të larta të BPA tregojnë rrezik rreth 18-63% më të madh për sëmundjet e zemrës dhe një rrezik 21-60% më të madh për diabetin. .
BPA mund të rrisë rrezikun për obezitet
Gratë e shëndosha janë vërejtur të kenë nivele 47% më të larta BPA se moshataret e tyre me peshë normale.
Ekspozimi ndaj BPA është i lidhur me një rritje të rrezikut të obezitetit dhe rritjen e perimetrit të belit. Megjithatë, nevojiten më shumë hulumtime.
BPA mund të shkaktojë të tjera probleme shëndetësore si:
Sindroma Policistike e Vezores (PCOS): nivelet e BPA janë vërejtur të jenë 46% më të larta tek gratë me PCOS, në krahasim me gratë e shëndetshme.
Lindje të parakohshme: Femrat me nivele më të larta BPA gjatë shtatzënisë kanë qenë me 91% më shumë gjasa për të lindur para javës të 37.
Astma: ekspozimi i lartë ndaj BPA gjatë shtatzanisë, veçanërisht në javën e 16, është i lidhur me një rrezik rreth 130% më të lartë të astmës tek foshnjat nën 6 muaj. Ekspozimi në fëmijërinë e hershme ndaj BPA është i lidhur edhe me astmën në fëmijërinë e mëvonshme.
Mosfunksionim të mëlçisë: niveli i lartë I BPA është i lidhur me një rrezik rreth 29% më të lartë të niveleve anormale të mëlçisë.
Funksioni i imunitetit: Nivelet e BPA mund të jetë të lidhua me keqfunksionimin e imunitetit.
Funksioni i tiroides: nivelet e larta të BPA janë të lidhura me nivelet anormale të hormoneve tiroide, duke treguar funksionin e dëmtuar të tiroideve.
Funksionin e trurit: majmunët afrikanë të ekspozuar ndaj niveleve të BPA treguan humbjen e lidhjeve mes qelizave të trurit (59).
Si të minimizoni ekspozimin ndaj BPA
Me siguri që do të doni të shmangni ekspozimin ndaj BPA, duke pasur parasysh efektet negative që kanë dalë nga studimet. Edhe pse është e pamundur ta shmangim atë plotësisht, ka disa mënyra për ta reduktuar :
Shmangni ushqimet e paketuara: Hani kryesisht ushqime të freskëta. Qëndroni larg ushqimeve të konservuara apo ushqimeve të paketuara në enë plastike të etiketuara me numrat e riciklimit 3, 7 apo shkronjat “PC”.
Pini nga shishe qelqi. Blini lëngje që vijnë në shishe qelqi në vend të shisheve plastike apo kanoçe, dhe përdorni shishe qelqi për bebe në vend të atyre plastike.
Jini selektiv për lodrat: Sigurohuni që lodrat plastike që keni blerë për fëmijën tuaj nuk janë të përbëra nga materiali BPA, sidomos lodrat që fëmijët tuaj fusin në gojë.
Jo mikrovalë plastike: Mikrovalët dhe mbajtëset e ushqimit mbajini prej xhami dhe jo plastike.
Blini ushqim pluhur për bebe: Disa rekomandojmë ushqimet pluhur se sa lëngjet nga kutitë BPA, sepse ushqimet e lëngshme thithin më shumë BPA nga ena.
A duhet të shqetësoheni rreth BPA?
Në sajë të këtyre provave, merrni hapa për të kufizuar ekspozimin tuaj ndaj BPA është me siguri një ide e mirë. Në veçanti, gratë shtatzëna mund të përfitojnë nga kjo duke bërë një përpjekje për të shmangur BPA sa më shumë të jetë e mundur, sidomos gjatë fazave të hershme të shtatzënisë.
Sa për të tjerët, nëse herë pas here pini nga një shishe plastike “PC” apo hani nga ndonjë kuti konserve nuk është arsye për të krijuar panik.
Siç u shpjegua, të shkëmbeni enët plastike me enë të përbëra nga materiale të tjera (pa BPA) kërkon shumë pak përpjekje dhe ka një ndikim potencialisht të madh.
Plus, kur është fjala për dietën tuaj, ushqimet e freskëta që konsumohen për shëndet optimal rrallë vijnë të paketuara në kuti me BPA./dritare.net