Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Bostani, frut apo perime? Fakte të cilat do t’u surprizojnë!

Tashmë është sezona e verës dhe bostani konsiderohet si fruti i sezonës. Ju mund të mos e pëlqeni por përfitimet shëndetsore të tij janë të jashtëzakonshme.

 

·        Bostani[1] është edhe frut, edhe perime

Bostani është një frut dhe një perime. Është një fryt sepse rritet nga një farë, ka një aromë të ëmbël dhe cilësi freskuese. Është një perime sepse mbjellet dhe pastrohet nga toka si perimet e tjera dhe për shkak se është anëtar i së njëjtës familje si trangujt dhe kungulli.

·        Është 91% ujë

Kjo mund të mos ju surprizoj, por është një fakt interesant: bostani është më shumë se 91% ujë. Kjo do të thotë që nëse hani bostan në ditët e ngrohta do të qëndroni të hidratuar dhe do të parandaloni dehidrimin.

·        Bostani  ka më shumë lycopene se sa domatet

Lycopene është një antioksidant i fuqishëm që u jep frutave dhe perimeve një ngjyrë rozë ose të kuqe. Është i shprehur shumë në domate, por bostani ka përmbajtjen më të madhe. Bostani ka sasi të konsiderueshme të vitaminës  A, B6, C.

  • Lëngu i bostanit zvogëlon dhimbjen e muskujve

Nëse keni një shtrydhëse frutash/blender, vetëm ndani një të tretën e një bostani të freskët dhe pini lëngun para stërvitjes. Kjo sasi lëngu bostani përmban mbi një gram l-citrulline, një aminoacid që liron dhimbjen e muskujve.

Një studim zbuloi se meshkujt që pinin lëng natyral të bostanit para stërvitjes së tyre kishin ulur dhimbjet e muskujve 24 orë më herët krahasuar me ata që pinin një placebo.

·        Ju mund të konsumoni të dyja, lekurën dhe farat e bostanit

Shumica e njerëzve e largojnë lëkurën e bostanit, por përpiquni ta vendosni atë në një blender për një trajtim të shëndetshëm dhe freskues. Lëvozhgat përmbajnë shumë klorofil që ndihmon shëndetin e zemres dhe ndërtimin e gjakut.

Ky aminoacid është i rëndësishëm për shëndetin e zemrës dhe ruajtjen e sistemit tuaj imunitar.

Njejtë si lekura, ashtu edhe farat mund të konsumohen, dhe janë mjaft të shëndetshme. Përmbajnë hekur, zink, proteina dhe fibra.

 

[1]  Shalqiri. Bimë njëvjeçare me kërcell të gjatë e të shtrirë përtokë, me gjethe si pëllëmbë, që bën kokrra të mëdha, të rrumbullakëta ose vezake; kokrra e kësaj bime me lëkurë të trashë, të gjelbër ose laramane, e me tul të kuq, të lëngshëm e të ëmbël, i cili hahet. Shalqi farëvogël (farëmadh). Shalqi laraman. Shalqi vendi. Zemra e shalqirit. Thelë shalqiri. Fara shalqiri.