Bota e mahnitshme e pastave
Ne jemi të sigurt se edhe ju I doni pastat siç I duam edhe ne, por a e dini që 25 tetori është Dita Botërore e Pastave? E vertetë - një ditë për të festuar një nga ushqimet tona më të preferuara dhe për këtë rast kemi përgatitur disa fakte interesante në lidhje me pastat që mund të ju interesojnë. Bon apetit, adhurues të pastave!
Fakti # 1: Origjina e pastave
Ne pastat automatikisht I lidhim me italianët, por italianët nuk ishin parët për të ngrënë pasta. Kinezët besohet të ketë njohur pastat tashmë 5000 vjet para lindjes së Krishtit. Por italianët ishin me të vërtetë ata që I bënë pastat të famshme nëpër Evropë dhe të gjitha kontinenteve të tjera.
Fakti # 2: Pse janë pastat pasta?
A e dini ku vjen emri pasta? Ndoshta jo, por ne e dimë! Pasta padyshim vjen nga gjuha italiane dhe nënkupton një kombinim të miellit dhe ujit, por italianët morën fjalën nga latinishtja, e cila donte të thoshte brumë ëmbëlsirash. Por edhe kjo nuk është fillimi i fjalës pasta! Prejardhja mund të ndiqet te fjala e vjetër greke pastos, që do të thotë spërkatet me kripë ose - për ta bërë atë më të shkurtër - kriposet.
Fakti # 3: Pasta pop star
Po, pasta është me të vërtetë është një yll i vërtetë pasi që ajo është e njohur në gjithë botën. A e dini se në cilin vend është pasta më e famshme? Kjo nuk është e vështirë të qëlloni - është Italia, natyrisht. Por a e dini që një italian mesatarisht ha më shumë se 20 kilogramë makarona çdo vit?
Fakti # 4: Prodhimi i pastave
Edhe kjo është pyetje e lehtë – Cili shtet prodhon më së shumti pasta? Italia, natyrisht. Por a e dini se sa pasta ata prodhojnë në një vit? Pothuajse tre milion ton, e cila është pesha e kombinuar e gjysmë milioni elefantëve apo 37,5 milionë burrave rritur. Mjaft shumë, apo jo?
Fakti # 5: Forma Pastave
A mund ti numroni të gjitha llojet e pastave? Sigurisht që jo, pasi thjeshtë janë shumë lloje. Sipas dashamirësve professional të pastave, ka më shumë se 600 forma të ndryshme të pastave. Ju bëfshin mirë të gjitha!
Fakti # 6: Si i hani pasta?
Ne jemi të sigurt se ju keni provuar shumë mënyra të ndryshme të pregaditni pasta dhe keni parë ndoshta shumë më tepër. Por sipas mirësjelljes moderne ka vetëm një mënyrë e drejtë të hahet pasta - duke përdorur vetëm një pirun. Pra harroni për lugët, dy pirunjtë, shkopinj apo çfarëdo mjete tjera të reja dhe të tregoni pastave respektin që meritojnë!
Fakti # 7: Pasta dhe tetori
Ju tashmë e dini se 25 tetori është Dita Botërore e Pastave. Tërë muaji tetor konsiderohet si Muaji I pastave. Kristofer Kolombo, një nga italianët më të famshëm të të gjitha kohërave u lind në tetor gjithashtu.Keni nevojë për një sugjerim? Hani shumë e pasta në tetor!
Fakti # 8: Pasta me salcë domatesh
Pasta me salcë domatesh është ndoshta pasta më popullore në të gjithë botën. Kështu që ajo duhet të jetë shumë e vjetër, apo jo? Gabim! Pasta ka qenë rreth e rrotull për mijëra vjet, por salca domateve është shtuar në të vetëm në fillim të shekullit të 18-të. Kjo është pothuajse 200 vjet pas domatja u prezantua në Evropë.
Fakti # 9: Vlera ushqyese e pastave
A e dini se një filxhan mesatar pasta përmban rreth 200 kalori? Por këto nuk janë kalori të rregullta; kaloritë e pastave janë shumë të fuqishme! Pasta përmban shumë karbohidrate, disa proteina, yndyra shumë pak dhe kolesterol aspak, gjë që e bën një ushqim shumë ushqyes që i jep shumë energji trupit.
Fakti# 10: Pasta do të ju bëjnë të lumtur
Dhe jo vetëm për shkak që e ka shijen aq të mirë, por edhe për shkak që ngënja e pastave rrit nivelin e një kemikali të quajtur serotonin në trup. Serotonin përdoret nga truri për të shkaktuar ndjenja pozitive, kështu që pasta me të vërtetë mund të ju bëjë të lumtur. Vërtetuar shkencërisht!
Fakti # 11: Shpagetat
Shpagetat janë një ndër llojet më të famshme të pastave. A e dini cfare do të thotë fjala shpageta në Italisht? Do të thotë fije te holla – nuk ishte befasi shumë e madhe apo jo?
Fakti # 12: Papa dhe pasta
Papa ka shumë detyra të rëndësishme në ditët e sotme, por atij definitivisht i mungon një detyrë e rëndësishme nga e kaluara ...Papa ka qenë përgjegjës për cilësinë e pastave në Itali, duke qenë se standardet e cilësisë për pasta janë caktuar nga vetë Papa në shekullin e 13.
Fakti# 13: Ngjyrat e pastave
Pasta natyrisht vjen edhe në shumë ngjyra. pasta e gjelbër është bërë nga spinaqi, pasta e kuqe është bërë nga domatja, ndërsa pastat gri bëhen nga ... Çfarë mund të japin pastave ngjyrën gri? Besoni apo jo, pasta gri është bërë nga ngjyra e kallamarit. Ju tingëllon e shijshme? Me të vërtetë është, me ose pa kallamari.