Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Desert me tri lloje çokollate dhe ujë

Përbërësit:  

▪ Çokollatë e zezë, ngjyrë kafe dhe të bardhë
▪ Ujë  

Përgatitja:  

Ndajini copëzat e çokollatës në tri pjata dhe shtojini një sasi të vogël të ujit të nxehtë. Përzini derisa masa të bëhet e njëjtë. Këtë masë, futeni në qese që mbyllet në mënyrë hermetike dhe vendoseni në frigorifer për një orë. Kthejeni masën në enë dhe shtojini pak ujë të nxehtë dhe përziejini me mikser, derisa masa të bëhet e njëjtë. Vendoseni masën në një fishek dhe zbrazeni ngadalë në gotë, shtresë pas shtrese. Vendosini këto gota, në frigorifer për 30 minuta, para se t’i shërbeni. Ky desert më së miri shoqërohet me kafe dhe me ndonjë liker