Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Duhet apo jo ta ruash bukën në frigorifer?

Siç dihet, frigoriferi është shpikur për të mbajtur ushqimet e freskëta dhe mbajtja e bukës aty është një nga këshillat që shpeshherë është marrë e mirëqenë, por në fakt, nuk është kështu.

Ka aq shumë këshilla nga specialistët për këtë pyetje, sa shpeshherë janë edhe kontradiktore.

Siç dihet, frigoriferi është shpikur për të mbajtur ushqimet e freskëta dhe mbajtja e bukës aty është një nga këshillat që shpeshherë është marrë e mirëqenë, por në fakt, nuk është kështu.

Sipas një studimi të fundit në Britani, specialistët kanë arritur në përfundimin se arsyeja pse buka nuk duhet ruajtur në frigorifer fshihet tek niseshteja që përdoret për gatimin e saj, e cila ndryshon sipas temperaturave.

Ruajtja e bukës në frigorifer kristalizon niseshtenë dhe pasi ajo bie në temperaturë ambienti, kthehet në gjendjen e mëparshme.

Niseshteja e bukës ndryshon kombinim dhe pasi ngrohet, modifikohet sërish duke e bërë bukën edhe më të forte, shkruan revista class. Ky proces largon shijen e bukës dhe i humbet freskinë asaj në një kohë më të shkurtër.

Çfarë duhet bërë për të ruajtur më gjatë bukën? Një nga specialistët e studimit, David Norman, këshillon që mënyra më e mirë për ta mbajtur bukën të freskët është të mos e blesh atë me feta, sepse kështu ajo thahet më ngadalë. Gjatë vaktit pret vetëm disa feta, aq sa do të konsumosh, dhe pjesën tjetër e lë të paprerë.

Në rast se sasia e bukës është e madhe dhe do ta ruash në frigorifer, mënyra më e mirë për të ndaluar procesin e rikristalizimit të niseshtesë është ta futësh në një enë hermetike ose në një qese.