Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Arrat parandalojnë rrezikun nga sëmundje të pashëruseshme

Një studim i ri ka bashkuar të dhënat e sondazheve dhe studimeve të mëparshme lidhur me efektet e dobishme të arrave dhe frutave të thata; konsumimi i tyre zvogëlon rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe kancerit.

Një studim i ri ka bashkuar të dhënat e sondazheve dhe studimeve të mëparshme lidhur me efektet e dobishme të arrave dhe frutave të thata; konsumimi i tyre zvogëlon rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe kancerit.  
Një grusht fruta të thata në ditë për t’u mbrojtur nga sëmundjet koronare të zemrës, kanceri, por edhe diabeti, nga sëmundjet e frymëmarrjes dhe madje edhe obeziteti.
Këtë fakt e tregon me numra dhe përqindje një studim i madh i publikuar në BMC Medicine, i udhëhequr nga një ekip epidemiologësh dhe ekspertësh të shëndetit publik nga Imperial College, në Londër dhe Universiteti i Shkencës dhe Teknologjisë norvegjeze.  
Sondazhi ka vlerësuar 29 studime ndërkombëtare që përmbajnë një total prej më shumë se 800 mijë njerëzish, burra dhe gra, ku përfshihen 12.000 raste të sëmundjeve koronare të zemrës, 9,000 infarkte, 18,000 raste mes sëmundjeve kardiovaskulare dhe kanceri dhe 85 mijë vdekje, dhe arriti në përfundimin se një dozë ditore prej 20 gramë fruta të thata në ditë – sidomos arra, lajthi apo kikirikë – redukton me të paktën 30 për qind gjasat për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës, 15 për qind nga patologji kancerogjene, dhe 22 për qind rrezikun e vdekjes së parakohshme.  
Jo vetëm kaq: konsumi i një sasie prej 20 gramë frutash të thata në ditë lidhet, edhe pse me rezultate më pak të qarta se sa në rastin e patologjive të sipërpërmendura, edhe në zvogëlimin e rrezikut të diabetit dhe sëmundjeve të frymëmarrjes.
Dhe kjo, sipas autorëve të studimit, pavarësisht nga dallimet gjinore, shtirja gjeografike dhe faktorë të tjerë të rrezikut, të pranishëm në mesin e mijëra personave të përfshirë në studim. Një efekt çudibërës në një sasi të vogël ushqimi të vetëm, që veç të tjerash konsiderohet botërisht shumë i shijshëm.    
Në studimet e lidhura me ushqimet, deri më tani pjesa më e madhe e hulumtimeve ishte përqendruar kryesisht mbi ‘vrasësit’ e mëdhenj të tillë si sëmundje të zemrës, iktusi dhe kancerin, por tani ne jemi duke mbledhur të dhëna edhe për sëmundje të tjera, – thotë Dagfinn Aune, studiues i shëndetit publik në Imperial College.  
Ne kemi zbuluar një reduktim të ndjeshëm të rrezikut nga sëmundje të ndryshme, çka është një tregues i fortë i një marrëdhënieje të vërtetë mes konsumimit të frutave të thata dhe rezultateve të ndryshme shëndetësore. Është një efekt mjaft i dukshëm për një sasi kaq të vogël ushqimi.”