Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Enët me përbërje bakri?!

Enët me përbërje bakri kanë të mirat dhe të metat e tyre. Bakri është i bukur në dukje dhe jep shkëlqim kur përdoret në përberjen e enëve. Është përçues i shkëlqyeshëm i nxehtësisë.

Për shkak të pamjes dhe përçueshmërisë superiore, enët e bakrit kanë tendencë të jenë më të shtrenjta se llojet e tjera të enëve. Bakri mund të jetë toksik kur përdoret në brendësinë e enëve, kështu që zakonisht rezervohet vetëm për përdorim nga jashtë i përzier me materiale të tjera. 

Përfitimet e enëve me përbërje bakri

Jo vetëm enë të bukura, por bakri është edhe përçues i shkëlqyeshëm i nxehtësisë. Kuzhinierët profesionist përdorin enë më përbërje bakri për të përgatitur ushqime që ju nevojitet temperaturë strikte. Enët prej bakri janë zakonisht të veshura me kallaj ose çelik inox kështu që konsumatori nuk ka nevojë të shqetësohet për toksicitetin e bakrit. 

Bakri

Bakri është një mineral esencial për organizmin trupor. Bakri dhe hekuri ndihmojnë formimin e qelizave të gjakut. Bakri gjithashtu ndihmon sistemin imunitar dhe shëndetin e eshtrave. Bakri gjindet natyralisht në lloje të ndryshme  të butakëve, drithërave, patateve, frutave të thata dhe në gjethe.

Siguria

Enët prej bakri janë të lidhura me materiale si hekuri dhe kallaji të cilat do të ju mbrojnë juve nga toksinat që lidhen me bakrin. Grimcat e bakrit për përçueshmëri më të mirë kursejnë energjinë duke kursyer edhe kohë.

Mirëmbajtja

Për të zgjatur pamjen dhe jetëgjatësinë e enëve të kuzhinës, lexoni instruksionet që vijnë me produkte. Përdorni gjithmonë pastrues kundër gërvishtjeve për të pastruar fundin e enëve prej bakri. Mos përdorni pastrues të fortë si pastrues furre ose sodë buke, pasi këto mund të dëmtojnë enët e bakrit. Lini enët tuaja të thahen para se t’i fshini ato për të parandaluar gërvishtjen ose dëmtimin e tyre.