Ilaç i lashtë gjerman, i cili i zhbllokon arteret dhe e përmirëson sistemin e imunitetit
Nëse dëshironi ta përmirësoni sistemin e imunitetit apo ta detoksikoni mëlçinë, atëherë ky ilaç natyral është i duhuri për ju.
Këtë ilaç të lashtë gjerman mund ta përgatitni në kuzhinën tuaj sepse është tejet ekonomik dhe i lehtë për t’u përgatitur.
Përbërësit:
- Katër limonë organikë
- Dy lugë gjelle xhenxhefil të grirë
- Katër copa të mëdha hudhër
- Dy lira ujë
Fillimisht i pastroni limonët dhe i prini në copa të vogla. Pastaj, i qëroni hudhrat dhe i vendosni në blender bashkë me limonët dhe xhenxhefilin – pra i përzieni të gjitha. Kur të përgatitet produkti, vendoseni në një tenxhere dhe shtojani ujin. Pastaj, tenxheren vendoseni për të vluar dhe tundeni vazhdimisht. Kur të jetë vluar, largojeni tenxheren nga furra dhe lëreni të ftohet. Kur të ftohet, vendoseni në një tas qelqi. Këtë produkt duhet ta konsumoni në stomak të zbrazët në një periudhë prej tri javëve. Konsumojeni dy orë para çdo racioni dhe, pas tri jave, duhet të bëni pauzë një javë para se ta konsumoni prapë. Në rast se nuk ju pëlqen shija, ju mund t’ia shtoni edhe një lugë mjaltë.