Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Këshilla për kuzhinë që kursejnë kohën dhe paratë

Disa thënie e urtësi të vjetra nuk mund t’i tejkalojë as teknologjia më e re, prandaj lexoni se cilat këshilla të gjysheve dhe gjeneratave më të vjetra ia vlen të dëgjohen kur është fjala për kuzhinën.

 

1. Që biskotat të mbesin të freskëta sa më gjatë, dëgjoni këshillën e gjyshes dhe në fund të enës vendosni pak letër.

2. Nëse në kripë krijohen grumbuj të ngurtë, hidhni disa kokrra oriz, sepse do të absorbojnë lagështinë.

3. Për t’i larguar nga gishtat njollat nga pastrimi i pemëve (si dredhëzat), fshini me pataten e qëruar ose i lani në uthull.

4. Që sallata e gjelbër të qëndrojë sa më gjatë e freskët, mbështilleni me një pecetë letre dhe lëreni në frigorifer.

5. Buka do të qëndrojë më gjatë e freskët nëse në qese vendosni pak selino. Nuk dihet pse buka qëndron më e freskët me selino, por ekspertë nga Life Hackery pohojnë që kjo ka efekt.

6. Nëse u duket që supa, gjella në tavë ose ndonjë ushqim tjetër i lëngshëm ka për së tepërmi yndyra, kjo mund të zgjidhet me një kubëz akulli, transmeton koha.net. Hidheni në supë dhe yndyrat do të mblidhen rreth tij dhe kështu do t’i nxirrni më lehtë me lugë.

7. Edhe pse nuk rekomandohet që vajin e njëjtë ta përdorni disa herë për të gatuar, ndonjëherë nuk kemi zgjidhje. Në këtë rast fërgoni në të pak xhenxhefil në fillim dhe ai do të mbledhë të gjitha aromat dhe shijet nga zierja e mëhershme.

8. Nëse ndodh që qumështi të tharbëtohet para skadimit të afatit, këtë mund ta parandaloni duke hedhur pak kripë në të.

9. Uji i cili është i vluar dhe ftohur do të ngrihet më shpejt se ai direkt nga rubineti. Kjo është informatë e dobishme nëse keni ndonjë festë dhe ju mungon akulli.