Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Këto ushqime assesi nuk duhet t’i ri-nxehni në mikrovalë

Pavarësisht se sa e shijshme dhe i shëndetshëm është ushqimi që e keni përgatitur, ai mund t’i humb vlerat e veta ushqyese, e gjithashtu mund t’ju helmojë nëse e ri-nxehni në mikrovalë.

Këto janë disa nga ushqimet të cilat duhet t’i hani menjëherë si të gatuhen dhe assesi nuk duhet t’i ri-nxehni prapë:  

Selino  

Selino është përbërës i mahnitshëm për supë, por vetëm deri në momentin kur nuk e nxehni në mikrovalë. Selino përmban nitrate të cilat shndërrohen në nitrite toksike dhe nitrosamine kanceroze pasi ta ri-nxehni, transmeton Telegrafi.  


Vezët  

Këtu duhet të keni kujdes të gjithë: pasi t’i ri-nxehni vezët, ato bëhen toksike. Prandaj, konsumoni vezët të ftohta ose hidhni në bërllok, por assesi mos i ngrohni prapë.  


Spinaqi
 

Shumë njerëz që ushqehen shëndetshëm, e fusin spinaqin në shujtat e tyre ditore sepse përmban shumë vitamine dhe minerale. Por, njëjtë sikurse selino, edhe spinaqi është i mbushur me nitrate të cilat shndërrohen në nitrite dhe nitrosamine pasi t’i rinxehni.  


Patatet
 

Patatet të cilat i rinxehni e humbin shijen dhe shumë vlera ushqimore.  


Orizi
 

Orizi është i pasur me vitamine, minerale dhe amino acide, por gjithashtu përmban spore të baktereve, të cilat mbijetojnë edhe pas gatimit. Nëse orizi lihet në ambient me temperaturë të dhomës pasi të përgatitet, bakteret vetëm shumëzohen dhe kjo mund t’ju shkaktojë helmim nga ushqimi. Rinxehja nuk e zgjidh këtë problem, prandaj është mirë ta konsumoni orizin menjëherë ose ta fusni në frigorifer brenda një ore pasi e keni gatuar.