Mish pule dhe perime në shtizë
Përbërësit:
- 400 gr. fileto pule
- 100 gr. salsiçe pule me djathë
- 160 gr. speca të freskët, me ngjyra të ndryshme
- 150 gr. kunguj
- 8 domate të vogla
- vaj ulliri, kripë
- piper i bluar
Përgatitja:
Fileton e pulës, specat dhe kungujt i pastrojmë dhe i presim në kocka. Salsiçen e presim në copa të gjata prej 2 cm.
Vajin e ullirit, kripën dhe piperin i përziejmë në marinadë. Me këtë marinadë, lyejmë mishin. Në shtizë, mishin e pulës, salsiçet, specat, domatet dhe kungujt i vendosim njërën pas tjetrës. Shtizën e përgatitur në këtë mënyrë e pjekim në pllakën e nxehtë për skarë, përafërsisht për 10 minuta.
Gjatë pjekjes, mishin e lyejmë disa herë me marinadën e mbetur. Shtizën e përgaditur e pjekim mirë në të gjitha anët dhe e shërbejmë me sallatë, apo si pjatë të dytë, sipas dëshirës