Mish pule e makarona në tigan
Përbërësit për 4 persona:
▪ 300 gr makarona
▪ 250 gr filetë pule
▪ 100 gr karota
▪ 150 gr kokrra misri
▪ 150 gr bizele (të ngrira, ose të konservuara)
▪ 100 gr ajkë e thartë
▪ 30 gr margarinë ose vaj
▪ 1 qepë
▪ 2 thelpinj hudhre
▪ kripë, piper i zi
Përgatitja:
Në një enë me ujë të valë e kripë, makaronat qiten të zihen për 8 minuta. Hiqen nga zjarri dhe derdhen në kulluese. Mishi lahet dhe prehet në copa mesatare të mëdha. Qepa e hudhra qërohen e grihen imët. Margarina qitet në tigan, kaurdisen qepa e hudhra, pastaj qitet mishi dhe së bashku kaurdisen për 5 minuta. Ndërkohë, karotat qerohen e prehen në formë shkopinjsh të hollë dhe qiten në mish. Pastaj qitet kripa e piperi dhe kaurdisen për 5 minuta. Misri hiqet nga doza e kullohet nga uji; bashkë me bizele qiten në tigan, vazhdohet zierja edhe 5 minuta. Në fund qiten makaronat e zier e të kulluar dhe ajka, përzihen të gjitha mirë dhe në fund gjellës i jepet shija sipas dëshirës.