Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Mish qengji në furrë

Mish qengji në furrë: I lëngshëm dhe i shijshëm mu sikur ta kishit pjekur nën saç! 

Kini kujdes që mishi duhet të piqet një kohë të gjatë dhe ngadalë

Përbërësit e nevojshëm:

▪ Një kilogram e gjysmë mish qengji
▪ 100 ml verë të bardhë
▪ 500 ml ujë
▪ Gjysmë preshi
▪ 3 qepë madhësie mesatare
▪ 1 kokë hudhre
▪ 2 karota
▪ 1,2 kg patate
▪ Kripë
▪ Spec të kuq të bluar
▪ Rozmarinë
▪ Majdanoz
▪ Piper  


Përgatitja:

Mishit të qengjit në fillim qitni kripën dhe pastaj vendoseni në tepsi, shtoni patatet (bën të jenë të prera apo të plota), preshin, hudhrën, karotën dhe qepën. Qitni ujin, vajin dhe verën, shtoni erëzat dhe të gjitha përzieni mirë. Piqeni së paku dy orë në furrë të nxehtë në 200 gradë. Në orën e parë tepsinë mbulojeni me folie apo të gjitha vendosni në tepsi për pjekje dhe vazhdoni pjekjen.