Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Molla – fruti më i shijshëm i sezonës së vjeshtës

Sezoni i vjeshtës solli me vete ditët më të shkurtra dhe më e ftohta, kështu që mbrëmjet janë të përkryera për gatime në kuzhinë. Gatime të shijshme për të cilat nuk keni mundur të gjeni kohë në gjatë verës janë zgjidhje perfekte tani në ditët e vjeshtës, për të krijuar një dietë më të llojllojshme për të mirën e shëndetit dhe figures. A do lejoni që aroma e ëmbël e mollave ta pushtojë kuzhinën tuaj poashtu? 

Molla – fruti më i shijshëm i sezonës së vjeshtës

Kënaquni me familje dhe me miq me gatime molle

Vjeshta është me të vërtetë sezoni i përkryer për molla. Ju mund ti gjeni ato kudo në këtë kohë të vitit. Por mollat nuk janë vetëm një meze e shijshme frutash - ato gjithashtu mund të ju ndihmojë të krijoni ëmbëlsira të shumta kuzhine që do të ju kënaqin shijen. Pse nuk gëzoni miqtë dhe familjen tuaj me një prej pjatave të mëposhtme. 

Molla të Pjekura

Një dezert i shijshëm dhe ekstrem i lehtë për tu bërë i cili nuk merr aspak kohë për tu pregaditur. Një ide e shkëlqyeshme për dezert apo meze të lehtë për ato netë të ftohta vjeshte.

Përbërësit:

  • 4 molla të mëdhaja;
  • ¼ filxhan sheqer të kaftë;
  • 1 lugë e çajit kanellë(cimet);
  • ¼ filxhan arra te grira;
  • ¼ filxhan rrush i thatë;
  • 1 lugë gjalpë;
  • ¾ filxhan ujë i valuar.

 

Pregaditja:

  • Ngroheni furrën në 190 °C
  • Lani mollat, pastaj qërojeni fundin e secilës mollë. Hiqni thelbat dhe gërryeni mesin e molles me lugë. Secila mollë duhet të ketë nga një vrimë rreth 2 cm ne mes.
  • Përzini sheqerin, kanellën, rrushin e thatë, dhe arrat në një enë.
  • Vendosni mollat në një enë për gatim, pastaj mbushni me fillin, dhe shtoni pak gjalpë.
  • Shtoni ujin e valuar permbi dhe futeni në furrë. Pjekeni për 30-40 minuta deri sa mollat të jenë të buta, mirepo jo të qullosura.
  • Largojeni enën e gatimit prej furrës dhe lyeni mollat me sosin që ka mbetur në enë.
  • Vendosni mollat në pjatë dhe shërbeni me akullore të vanillës.

          

Pite me Mollë

Pitja me mollë është një ndër recetat më klasike në të njejtën kohë më të shijshme. Ska asgjë më të bukur se aroma e pitës me mollë për të ju ngrohur trupin dhe shpirtin në një ditë të ftohtë vjeshte.

 

Përmbajtja:

Filli:

  • ½ filxhan sheqer;
  • 1 ½ lugë miell;
  • ½ lugë kanellë;
  • 4 lugë gjalpë;
  • 6 molla të mëdha, të qëruar dhe të prera;
  • 3 lugë lëng limoni;
  • 1 lugë e çajit sheqer vanilje

Brumi:

  • 2 filxhana miell;
  • ¼ filxhani sheqer;
  • 2 lugë të çajit pluhur gatimi;
  • Pak kripë;
  • 2 lugë gjalpë;
  • 2 lugë xhenxhefil i grirë;
  • Spërkatje portokalli;
  • 1 pavllakë.

Pregaditja:

  • Për ta pregaditur fillin së pari shkrijeni gjalpin në një tigan të madh. Pastaj shtoni copëzat e mollave, lëng limoni, kanellë, sheqer, dhe miell. Mbulojeni pjesërisht dhe lejeni në zjarr deri sa përmbajtja të bëhet e butë, zakonisht rreth 10 minuta. 
  • Shtoni vanilla, pastaj derdhni fillin në një enë piteje të lyer me gjalpë;
  • Për ta përgaditur brumin, combinojeni miellin, sheqerin, pluhurin e gatimit dhe kripën. Shtoni gjalpën dhe përzieni deri sa të bëhet i thërrmueshëm. Shtoni xhenxhefilin. 
  • Përzieni spërkatjen e portokallit me pavllakë, pastaj përzijeni me përmbajtjen e thërrmueshme dhe formoni brumin.
  • Hollojeni brumin dhe shtrijeni në formë rrethore më të madhe se ena e pitës
  • Hudhni përmbi fillin dhe mbulojeni me pjesën tjetër të brumit. Bëni disa vrima që të del avulli gjatë pjekjes, zeni me pavllakë përmbi;
  • Pjekni për rreth 10 minutave në një temperaturë prej 230 °C. Pastaj vendosni temperaturën në  190 °C dhe pjekni për  20 – 25 minuta shtesë;
  • Shërbejeni pitën sa është e nxehtë dhe shtoni pak shllag.

 

Pite Amerikane me Mollë

Një ëmbëlsirë e shijshme dhe të shpejtë e përgatitur që do të përmirësojnë ditët gri të vjeshtës. Pasi ju të shijojnë këtë kombinim të mahnitshëm të mollave të ngrohta dhe akullorës së ftohtë, ju do të dëshironi që vjeshta të zgjasë përgjithmonë...

Përbërësit:

  • 7 molla të qëruara dhe prera;
  • 4 lugë lëng limoni;
  • ½ lugë të çajit vanilë;
  • 1 filxhan sheqer i kaftë;
  • ½ lugë e çajit kanellë
  • 1 filxhan drithëra oatmeal;
  •  ½ filxhan gjalpë

Pregaditja:

  • Lëshoni furrën në 190 °C;
  • Kombinoni mollat, lëngun e limonit, vanilën dhe shpërndajeni përmbajtjen mbi enën e pjekjes;
  • Përzijeni sheqerin e kaftë, kanellën, dhe drithërat. Shtoni gjalpë, dhe shpërndajeni mbi enë të pjekjes;
  • Pjekni për rreth 45 minuta, ose deri sa shtresa e siperme është e rreshkur ndërsa mollat janë të buta.
  • Shërbeni sa është ende e ngrohtë, shtoni përmbi një lugë akullore

Tortë Molle

Një kombinim perfekt  i shtresës së shijshme të epërme, dhe mollave super të shijshme me siguri do të ju lë përshtypje. Ky dezert thjeshtë është me të vërtetë i veçantë dhe sigurt do të duhet nga fëmijët si edhe nga të rriturit.

Përbërësit:

Për brumin:

  • 2 lugë çajit tharm i thatë;
  • ½ filxhani qumësht pa yndyrë;
  • 2 ½ filxhana miell;
  • ¼ filxhan sheqer;
  • 2 lugë mjaltë;
  • 2 lugë gjalpë
  • ½ luge kripë salt;
  •  1 ve.

Filli:

  • 1 lugë gjalpë;
  • 1 mollë e madhe e qëruar dhe e prerë në copa të vegjla;
  • ¼ filxhan lëng molle;
  • ½ lugë e çajit kanellë;

Për pjesën e sipërme:

  • 1 filxhan sheqer pluhur;
  • 1 lugë mjaltë;
  • 4 lugë lëng të mollës;
  • Pak kanellë.

 

Pregaditja:

  • Për ta pregaditur brumin, së pari shkrijeni tharmin në qumësht të ngrohtë dhe prisni së paku 5 min ose deri sa shkuma të fillojë të formohet.  Shtoni gjysmën e miellit, sheqerit, mjaltën, gjalpën, kripën, dhe vezën, pastaj përzieni krejt bashkë në një përmbajtje të vetme. Shtoni gjysmën tjetër të miellin (ruani disa lugë për hapin tjetër) dhe hollojeni brumin;
  • Sa jeni duke e holluar dhe shtrirë brumin, shtoni pak miell për ta parandaluar brumin nga ngjitja në duar.
  • Vendoseni brumin në një enë të madhe dhe lejeni për të ardhur për 1 orë e gjysë;
  • Për ta pregaditur fillin, së pari shkrijeni gjalpën në një tigan, pastaj shtoni mollat, dhe pjekni për 3 minuta. Shtoni lëngun e mollës dhe kanellën dhe pjekni për 3 minuta të tjerë ose deri sa lëngu të avullohet. Largojeni nga zjarri dhe lejeni të ftohet;
  • Hollojeni brumin, lejeni për 5 minuta, dhe ndajeni në 12 pjesë të barabarta. Rrokulliseni çdo pjesë të brumit, mbusheni me fill, pastaj shtypeni skajet e brumit për të formuar një top;
  • Vendosni topat në një tepsi për muffin keka, me skajet kokëposhtë. Kurt të gjitha topat janë në tepsi, mbulojeni dhe lejeni të rritet rreth 40 minuta;
  • Ngroheni furrën deri në 200°C pastaj piqni topat për rreth 20 minuta deri sa të marrin ngjyrë të artë;
  • Përzini të gjithë përmbajten e shtresës së simpërme dhe derdheni përmbi topa në momentin kur të ftohet, pastaj shërbejeni.