Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Në cilat ushqime gjenden vitaminat kryesore për organizmin?

Nëse mendoni se vitaminat mund t’i merrni pa rekomandimin e mjekut, gaboni, por shpesh herë është dhe më e komplikuar se kaq.

Hulumtimet shkencore ndër vite kanë treguar se shumë vitamina mund të shmangen, pasi marrja e tyre shoqërohen me jo pak efekte anësore.   Më poshtë do të lexoni të gjitha vitaminat të cila fare mirë mund të zëvendësohen me ushqime. .

1. Multivitaminat – ndiqni një dietë të ekuilibruar  

Për dekada me radhë, ishte menduar se multivitaminat ishin të rëndësishme për shëndetin e përgjithshëm. Vitamina C për të “forcuar sistemin imunitar,” vitaminë A për të mbrojtur shikimin tuaj, Vitamina B për t’ju fuqizuar. Jo vetëm që këto vitamina mund të merren nga ushqimet që ju hani, por studimet tregojnë se marrja e pilulave mund të shkaktojë dëme në organizëm.    


2. Antioksidantët: Zëvendësojini me manaferra
 

Trajtimi me beta karoten, vitaminë A dhe vitaminë E mund të rrisin vdekshmërinë dhe marrja e antioksidantëve lidhet me rrezikun e kancerit.   Vitaminat A, C dhe E janë antioksidantë të fuqishëm dhe për fat të mirë gjenden me shumicë në fruta të ndryshme.  


3. Vitamina C – portokall, limon, speca, dredhëza, etj.
 

Mbidozat e vitaminës C mbi 2.000 miligramë mund të rrisin rrezikun e gurëve në veshka.  


4. Vitamina B3: Hani salmon, ton, ose panxhar  

Për vite të tëra, Vitamina B3 u promovua se trajtonte sëmundjet mendore dhe ato të zemrës, por studimet e fundit bëjnë thirrje që kjo vitamine të merret nëpërmjet ushqimeve.  


5. Vitamina E: Gjendet me shumicë në gjethet e spinaqit, arrat dhe bajamet
 

Vitamina E është një antioksidant i fuqishëm, por deri sa shumë perime janë të pasura me këtë vitaminë përse të zgjidhni pilulat përpara ushqimit.