Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Pse nuk duhet t’i hidhni lëvozhgat e vezëve…

Me shumë mundësi konsumoni vezë çdo ditë ose të paktën disa herë në javë. Vezët janë plot me lëndë ushqyese, ose për të qenë më të saktë, janë të pasura në proteina, kalcium dhe minerale. Ndaj ja dhe pse nuk duhet t’i hidhni lëvozhgat e vezëve.

Me shumë mundësi konsumoni vezë çdo ditë ose të paktën disa herë në javë. Vezët janë plot me lëndë ushqyese, ose për të qenë më të saktë, janë të pasura në proteina, kalcium dhe minerale.

Ndaj ja dhe pse nuk duhet t’i hidhni lëvozhgat e vezëve.

Pastë dhëmbësh e bërë në shtëpi

Është fakt që dhëmbët njerëzorë përbëhen kryesisht nga kalciumi. Kjo pastë dhëmbësh e bërë nga lëvozhgat e vezëve do t’ju ndihmojë të mbani të fortë dhëmbët tuaj dhe t’i furnizoni me minreale.

Përgatitja: 

Si fillim ju duhet të zieni, të thani dhe të grini lëvozhgat e 12 vezëve. Në një tas hidhni pudrën e lëvozhgave të vezëve, 1-3 lugë gjelle vaj kokosi, 1 lugë gjelle sodë dhe 10 pika vaj aromatik. Vendoseni në një enë xhami.  

Si ta përdorni: 

Rekomandohet që t’a përdorni çdo mëngjes si një pastë të zakonshme që të lani dhëmbët tuaj.

Heqin njollat nga filxhanët.  

Ziejni, thajini dhe grijini lëvozhgat e 12 vezëve. Mbushini filxhanët me ujë të ngrohtë dhe hidhni pudrën e lëvozhgave dhe lëreni gjatë gjithë natës. Njollat do të jenë hequr krejtësisht.

Të zbardhni rrobat 

Ajo çfarë duhet të bëni është të thërrmoni disa lëvozhga vezësh, kombinoheni disa feta limoni dhe futini në lavatriçe në një çantë lecke së bashku me të gjitha rrobat e tjera.