Pule e pjekur me erëza
Për 4 persona nevojiten:
- 2 pula të vogla
- 100 gr gjalpë
- 2 lugë gjelle mustardë
- 2 limona
- 1 tufë erëza të freskëta ose 2 lugë gjelle erëza të thata (rigon, borzilok, rozmarinë, dhiozmë)
- 6 feta proshutë
- 1 lugë gjellë kripë e trashë
- 1 lugë gjellë piper i zi
- 2 thelpinj hudhra të grira
- 4 qepë
- 1 filxhan çaji verë e bardhë
Përgatitja:
Presim limonët në feta dhe e ndajmë proshutën në copa të vogla. Presim hollë erëzat. E lëmë gjalpin jashtë frigoriferit që të zbutet dhe e përziejmë me mustardën, erëzat, proshutën, hudhrën, kripën e trashë dhe piperin. Lyejmë me këtë masë pulën. Krijojmë të çara në gjokset e pulave dhe vendosim në to feta limoni. Presim qepët në feta të holla, i përziejmë me fetat e mbetura të limonëve dhe mbushim me to barkun e pulave. I vendosim në një tepsi të thellë, hedhim verën, e mbulojmë tepsinë me letër alumini dhe i pjekim në furrë me temperaturë 200° Celsius për 40 minuta. Në vazhdim, heqim letrën e aluminit dhe vazhdojmë pjekjen për disa minuta të tjera derisa pulat të marrin ngjyrë.