Qimnoni (Cumin)
Në Mesjetë ishte një nga erëzat që qarkullonte vetëm në kuzhinat aristokrate. Ai kishte reputacionin e një tretësi të shkëlqyer, por e përdornin dhe si kompresë për lehtësim të orchitis dhe për ngrirjet (chilblains). Farat e tij janë gjetur në mumjet faraone. Lëngu i farave të barishtes është përdorur në larjet për problemet e nëndëgjimit.

Qimnon është konsideruar si një pije që stimulon zemrën dhe ndihmon për të reduktuar mbirrahjet, ndërkohë vepron si tkurrje-clirues në dhimbjet e barkut.
Rekomandohet për trajtimin e anoreksisë, keqtretjes, dhimbjeve të menstruacioneve dhe therrjet në stomak.
Ai është meze e shijshme që rrit sekretimin e qumështit gjatë mëkimit, vepron si një zorrëpastrues, urinënxitës, zemërtonues.
Rregullon funksionin e zorrëve dhe është i mirë për gastritin, inflamacionin e zorrës së holle, fryrjet, kapsllëkun. Ai vepron si një mjet pozitiv në sëmundjet biliare dhe të pankreasit.
Vaji esencial përdoret si aromatizues për pije, akullore, ëmbëlsira dhe çamçakëz. Hollandezët e vënë atë në djathin gouda dhe gjermanët në sallam. Vaj esencial lehtëson nga gazrat e stomakut.