Përse nuk duhet të pimë ujë derisa jemi duke ngrënë
Nga pirja e ujit gjatë ngrënies, kemi më shumë dëm sesa dobi. Disa nutricionistë thonë se kjo shprehi tret dhe absorbon materiet ushqyese në organizëm. Ata porosisin që uji të mos pihet gjysmë ore para dhe një orë pas ushqimit.
Nga pirja e ujit gjatë ngrënies, kemi më shumë dëm sesa dobi. Disa nutricionistë thonë se kjo shprehi tret dhe absorbon materiet ushqyese në organizëm. Ata porosisin që uji të mos pihet gjysmë ore para dhe një orë pas ushqimit. Nëse bash duhet patjetër të pini ujë gjatë ushqimit në mënyrë që më lehtë të përpini ushqimin, pini gllënjka të vogla. Në të kundërtën, mund të ndodhë rrallimi i rezervave të thartirës klorhidrike në lukth, e cila është kyç për zbërthim të drejtë të ushqimit.
Sasia e madhe e lëngut gjatë ushqimit mund të shkaktojë fryrje, probleme me tretjen dhe pengon absorbimin e drejtë të materieve ushqyese.
Në lukth pH-ja ideale është 1 deri në 2, dhe niveli i tillë i thartirës ndihmon në zbërthimin e albuminave, nxit lirimin e enzimave të tretjes, ndihmon në absorbimin e vitaminave si p.sh. B12 dhe shndërrimin e ushqimit në qull gjë që lehtëson tretjen. Kur pini ujë gjatë ushqimit i tërë procesi ngadalësohet dhe ndodh fryrja dhe tretja e keqe e ushqimit.
Pra, kur është më së miri të pimë ujë?
Për tretje të shëndetshme gjatë ushqimit pini më së shumti dy decilitra ujë (me gllënjka të vogla). Gjatë pjesës së mbetur të ditës ujin pini midis racioneve, gjë që do t’ju ndihmojë të përzëni urinë “e rreme” të cilën e ndieni kur jeni të dehidruar