Shtatë ushqimet që nuk duhet të rinxehen
Sipas Agjencisë së Standardeve të Ushqimit, ushqimet është mirë që të shërbehen të ftohta, asesi të mos rinxehen. Rinxemja e tyre mund të ju shpie në helmim. Pse dhe si, lexoni mëposhtë...
Sipas kësaj agjencie, është e rëndësishme që ushqimi ende i pa përdorur të zihet, pasi largon bakteret e dëmshme që janë të pranishme në to. Por e njëjta nuk vlen edhe nëse e rinxeni ushqimin.
Gatimi modern është shumë i lidhur me mikrovalë, pasi ne i nxehim ushqimet e lëna më parë. Agjencia e ushqimit, ka marrë shembullin e orizit, i cili është njëri nga ushqimet që nuk duhet të rinxehet.
“Orizi i papjekur mund të përmbajë spore të baktereve që mund të helmojë ushqimin. Kur orizi të gatuhet për herë të parë, sporet mund të mbijetojnë. Pastaj, nëse orizi i mbetur është lënë në temperaturën e dhomës, sporet mund të shumohen dhe mund të krijojnë helme që shkaktojnë të vjella apo diarrenë.”
7 ushqimet që nuk duhet asesi t’i rinxehen, pasi gjasat për t’u helmuar janë shumë të mëdha janë: selino, vezët, spinaqi, kërpudhat, patatet, pula dhe orizi.