Supë nga panxhari dhe molla me selino
Supë e shëndetshme për fëmijë dhe të rritur!
Përbërësit:
- ▪ 500 g panxhar të kuq,
- ▪ ¼ e një selinoje,
- ▪ 2 karota,
- ▪ 1 qepë,
- ▪ Sipas shijes, qimon (Cuminimcyminum) të bluar,
- ▪ 1 lugë të vogël vaj ulliri,
- ▪ 2 mollë të tharta të vogla,
- ▪ 1 l ujë të ngrohtë,
- ▪ 1 lugë uthull molle,
- ▪ 4 lugë të vogla rrikë.
Përgatitja:
Perimet pastroni dhe pritni në pjesë paksa të mëdha, nxeheni vajin, shtoni perime dhe qimonin, përzieni, qitni ujin e nxehtë, mbulojeni me kapak dhe zieni derisa perimet të zbuten. Para përfundimit të zierjes shtoni pjesët e prera të mollës së prerë (të paqëruar), tenxheren hiqeni nga zjarri dhe përzieni me mikser, shtoni ujin e mbetur dhe qitni supës djathin, rrikën, kripën dhe piperin. Shërbejeni në një mënyrë paksa të veçantë në gota apo në mënyrë klasike.