Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Tortë e shpejtë me banane: Përzien, bën fillin, e ha për 15 minuta!

Torta e shpejtë, nuk kushton shumë dhe është mjaft e bollshme që do ta kënaqë cilitdo që do t’ia servirni,

Përbërësit:

  1. ▪ 150 g biskota 
  2. ▪ ½ l qumësht 
  3. ▪ 3 banane të mëdha 
  4. ▪ 2 puding vaniljeje 
  5. ▪ 3 lugë sheqer
  6. ▪ 100 g gjalpë 
  7. ▪ 200 g krem të rrahur   


Përgatitja:
  

Në qumësht qitni sheqerin, shtoni pudingun dhe zieni. Hiqeni nga zjarri dhe në puding të nxehtë shtoni gjalpin. Përzieni mirë që të bashkohet. Biskotat e bluara shtoni në puding të nxehtë. Qiteni në tepsi të cilën duhet ta lyeni pak me gjalpë. Bananet pritni përgjysmë për së gjati dhe rendisni në puding. Lini të ftohet dhe zbukurojeni me krem të rrahur.