Air Fryer Prime
- Më shumë
- Përshkrimi
- Informata shtesë
- Më shumë
-
Friteza pa vaj Prime iu mundëson të gatuani laramani pjatash pa vaj. Shporta ka kapacitet 4.4L, kohëmatës deri në 60 minuta dhe kontroll të temperaturës nga 80 deri në 200 gradë. Fuqia e saj është 220-240V, 50/60Hz – 1180-1400W. Po ashtu, shporta ka veshje rezistente ndaj ngjitjes dhe pastrohet lehtë. Këto veçori ua mundësojnë lehtësinë në gatim dhe ushqyerje të shëndetshme.Më shumë
- Përshkrimi
-
Elegancë, Shije, dhe Shëndet
Me fritezën pa vaj prime, gatimi i shëndetshëm nuk ka qenë kurrë kaq i thjeshtë. Përdorni kontrollin e saktë të temperaturës dhe kohëmatësin për të krijuar pjata të mrekullueshme pa mundim. Pastrimi? Të gjitha pjesët janë të sigurta për larje në enëlarëse. Nga festat familjare te takimet me miqtë, friteza pa vaj prime është shoqëruesi juaj i besueshëm në çdo ngjarje. Zbuloni kënaqësinë e të gatuarit me një pajisje që nuk vetëm që përmirëson shijet, por edhe ruan shëndetin tuaj e më të dashurve tuaj!
Gatimi I Shëndetshëm.
Në kohërat kur shëndeti dhe shijet janë në qendër të vëmendjes, friteza pa vaj Prime nxit një stil jetese më të shëndetshëm. Kjo fritezë ofron një metodë të lehtë për të përgatitur ushqime të shijshme dhe krokante pa përdorur vaj. Kombinimi i teknologjisë së avancuar dhe dizajnit të sofistikuar e bën fritezën Prime një aset për çdo kuzhinë dhe gatim.
Përdorimi I fritezës Prime
Përdorimi i Prime shtrihet në çdo ambient kuzhine. Ju mund të pregadisni biftek, vezë, patate, mish pule, pjekurina të ëmbëa, meze, dhe gatime të tjera me pak ose aspak vaj.
Temperaturë e lartë, për ushqime krokante
Qarkullimi ciklonik i ajrit super të nxehtë bën që ushqimi të piqet njësoj dhe të jetë krokant nga jashtë e i lëngshëm nga brenda. E mira tjetër është se kjo fritezë ngrohet më shpejt se furrat e zakonshme. Temperaturën mund t’ia caktoni nga 80 deri në 200 °C
Ruani shëndetin, dhe jetoni gjatë!
Prania e një friteze pa vaj në kuzhinën tuaj simbolizon një angazhim ndaj një jetese të shëndetshme. Kjo pajisje nuk është vetëm për gatim; ajo është një shprehje e dashurisë që keni për veten dhe për të dashurit tuaj, duke ua mundësuar që të kujdeseni për shëndetin e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme.
- Informata shtesë
-
Informacione Shtesë