Spërkatës vaji Brava
Spërkatësi për vaj ju mundëson ta shpërndani vajin më lehtë dhe në mënyrë më të barabartë në enët apo ushqimet tuaja. Kjo shishe qelqi funksionon me prekjen e një butoni – thjesht mbusheni me vaj dhe spërkatni gjellërat apo sallatat. Mund të përdoret edhe për uthull, salcë soje apo verë. Kapaciteti: 180ml.
- Më shumë
- Përshkrimi
- Më shumë
-
Spërkatësi për vaj ju mundëson ta shpërndani vajin më lehtë dhe në mënyrë më të barabartë në enët apo ushqimet tuaja. Kjo shishe qelqi funksionon me prekjen e një butoni – thjesht mbusheni me vaj dhe spërkatni gjellërat apo sallatat. Mund të përdoret edhe për uthull, salcë soje apo verë. Kapaciteti: 180ml.
Më shumë - Përshkrimi
-
Spërkatni ushqimin në mënyrë më praktike dhe elegante
Nëse po kërkoni për një spërkatës vaji që duket aq mirë sa edhe funksionon, ne e kemi një të tillë për ju. Ju prezentojmë spërkatësin e vajit Brava, i cili ju mundëson ta shpërndani vajin më lehtë dhe në mënyrë të barabartë në enët apo ushqimet tuaja. Thjesht shtypni grykën në krye të shishes dhe spërkatni me vaj ushqimet e përgatitura. Shishja është e punuar prej qelqi me trashësi 2.8mm, ka kapak prej çeliku inox dhe mbulesë kapaku pa BPA. Është e ripërdorshme dhe ka kapacitet 180ml (15 x 5.5 x 5.5cm).
I përsosur për të gjitha salcat apo shijet e lëngshme
Ky spërkatës praktik vaji mund të përdoret edhe për salca apo shije tjera të lëngshme.
Pos për vaj, ju mund ta përdorni edhe për:
- Uthull të zakonshme
- Uthull molle
- Verë
- Salcë soje
- Ujë
- Lëngje tjera
Pasuroni kuzhinën me më shumë se një spërkatës vaji Brava
Ky spërkatës praktik e kthen vajin dhe lëngjet tjera një 'dozë perfekte mjegulle' vetëm me shtypjen e një butoni. Përdoreni:
- Për t’i spërkatur me vaj tiganët para fërgimit;
- Për t’i spërkatur me salcë soje ushqimet e ndryshme;
- Për ta spërkatur me verë biftekun;
- Për t’i spërkatur me uthull sallatat;
- Për t’i lyer me vaj tepsitë me vaj.
Kjo shishe praktike ju kursen kohë dhe para në kuzhinë. Sipas përvojës sonë, një nuk është e mjaftueshme. Andaj ju rekomandojmë t’i keni së paku dy në tavolinën e ngrënies, sepse mund t’i përdorni edhe për lëngje tjera.
Praktik për përdorim të përditshëm në kuzhinë
Spërkatësi i vajit Brava është një aksesor që duhet ta ketë çdo kuzhinë apo tavolinë e ngrënies. Ky spërkatës:
- Përdoret lehtë, me prekjen e një butoni.
- Pastrohet lehtë – për ta pastruar, mbusheni me ujë të ngrohtë rubineti dhe shtoni një pikë detergjent enësh. Tundeni lehtë shishen dhe përzierjen ujë-detergjent e spërkatni në lavaman. Për ta shpëlarë, përsëriteni këtë proces vetëm me ujë të ngrohtë. Lëreni të thahet tërësisht para se ta përdorni përsëri.
- Është i punuar nga qelqi, i cili I jep lëngjeve një shije të pastër, autentike dhe është ideal për nga ana higjienike.
- Është sigurtë gjatë transportit, sepse ka kapakun që i përshtaten në mënyrë perfekte dhe parandalon spërkatjet apo rrjedhjet gjatë transportit.