Tenxhere Titanium Legend
Gatuani gjellërat e preferuara më shpejt, më lehtë dhe më shijshëm, me këtë super tenxhere nga linja Titanium Legend. Jo vetëm për zierje, por kjo tenxhere mund të përdoret edhe për pjekje. Më e mira është se kjo enë përdorë pak energji për gatim dhe ka veshje jashtëzakonisht jo-ngjitëse. Veshja PPG Quantanium, rezistente ndaj nxehtësisë, mban brenda lëngjet dhe shijen, ndërsa dorezat prej çeliku inox sigurojnë që ta ngrisni apo mbani lehtë, edhe kur është plot ushqim. Në dispozicion në madhësitë 20cm dhe 24cm.
- Më shumë
- Përshkrimi
- Informata shtesë
- Më shumë
-
Gatuani gjellërat e preferuara më shpejt, më lehtë dhe më shijshëm, me këtë super tenxhere nga linja Titanium Legend. Jo vetëm për zierje, por kjo tenxhere mund të përdoret edhe për pjekje. Më e mira është se kjo enë përdorë pak energji për gatim dhe ka veshje jashtëzakonisht jo-ngjitëse. Veshja PPG Quantanium, rezistente ndaj nxehtësisë, mban brenda lëngjet dhe shijen, ndërsa dorezat prej çeliku inox sigurojnë që ta ngrisni apo mbani lehtë, edhe kur është plot ushqim. Në dispozicion në madhësitë 20cm dhe 24cm.
Më shumë - Përshkrimi
-
-
Më pak yndyrë
Fërgoni ushqimet vetëm me një pikë vaj.
-
Më pak energji
Tenxherja prej karbon çeliku ngrohet më shpejt dhe në mënyrë të barabartë, e ruan nxehtësinë më gjatë dhe ka deri në 90%* konsum më të ulët të energjisë në pllaka me induksion.
-
Nga pllakat në furrë
Mund të përdoret për pjekje në furrë deri në 230°C, falë dorezës prej çeliku inox.
-
Gatim në temperatura të ulëta
Për rezultate më të mira dhe qëndrueshmëri të produktit, gatuani në temperaturë të ulët dhe mesatare.
-
Prodhuar në Spanjë
Prodhimi lokal në BE zvogëlon gjurmën e karbonit.
-
E përshtatshme për të gjitha pllakat
Kombinimi perfekt i materialeve tradicionale dhe moderne, ju lejon ta përdorni për gatim në të gjitha pllakat.
Për gjellërat më të shijshme, me shije tradicionale
Madhësitë 20cm ose 24cm janë të mjaftueshme për të përgatitur një gjellë plot shije për drekë apo darkë, për familjen tuaj. Nga supa e deri te pasuli dhe gullashi, kjo tenxhere i mbulon të gjitha. Falë karakteristikave të veçanta që ka, ju siguron gatim më të shpejtë dhe rezultate më të mira. Mund të përdoret edhe në furrë deri në 230°C, nëse e kërkon receta.
Nga pllakat deri në furrë, një enë e vetme
Tenxherja Titanium Legend ju mundëson t’i përgatisni recetat e preferuara, përsëri e përsëri. Shija autentike e ushqimeve është e garantuar, falë bërthamës çelik karbon, që siguron shpërndarje të barabartë të nxehtësisë dhe veshjes tri-shtresore me grimca titani, e cila e bën enën të fortë dhe rezistente.
Shtresa e sipërme me material smalti, i jep tenxheres pamje premium, me vija të drejta dhe moderne, duke e bërë jashtëzakonisht tërheqëse vizualisht. Ju mund ta përdorni për zierje, e madje edhe për pjekje në furrë. Në dispozicion në madhësi 28cm.
Kombinimi perfekt i materialeve moderne dhe tradicionale
Tenxherja Titanium Legend përbëhet prej dy materialeve me cilësi të lartë:
- Çelik karboni me smalt është material Ii sigurtë dhe i qëndrueshëm, të cilin gjyshërit tanë e kanë përdorur për dekada me radhë. Ky material ngrohet më shpejt dhe në mënyrë më të barabartë, pa pika të nxehta, si dhe e ruan nxehtësinë për një kohë më të gjatë. Veshja e jashtme prej smalti siguron më shumë qëndrueshmëri, rezistencë ndaj korrozionit dhe pamje më tërheqëse.
- Veshja shumështresore QuanTanium® me bazë uji, e përforcuar me grimca titani, e cila qëndron deri në 25000 cikle testimi të gërryerjes dhe lëshimit të lagështisë. KJo nënkupton se ka veti rezistente ndaj gërvishtjeve dhe ruan vetitë jo-ngjitëse për vite me radhë.
Si është punuar veshja e tenxheres Titanium Legend?
-
Veshje smalti
për ta mbrojtur nga korrozioni dhe njollat.
-
Bazë prej çelik karboni
për nxehtësi optimale dhe të barabartë.
-
Shtresa e parë
e përforcuar me grimca titani.
-
Shtresa e mesme
me veshje përforcuese shtesë.
-
Shtresa e sipërme
me veshje me cilësi të lartë, për veti jo-ngjitëse.
12345Forcë natyrore për performancë të jashtëzakonshme
Titani njihet për vetitë cilësore: anti-korrozion, i fortë dhe i lehtë. Andaj ky metal e bën këtë tenxhere tigan kaq unik, me veshje jo-ngjitëse, në mënyrë që ju të gatuani me pak vaj.
Një surprizë poshtë tenxheres
Në pjesën e poshtme të tenxhereve, ne kemi shtuar dy receta të shijshme të supave, në mënyrë që t’i keni afër çdo herë kur doni t’ia servoni familjes një supë të shijshme.
Pasi të keni kryer punë, mund ta lani me dorë apo në enëlarëse!
*Krahasuar me tiganin prej alumini me fund ferromagnetik (krahasimi është bërë në nivelin e fuqisë 7 të pllakës me induksion).
-
- Informata shtesë
-
Ne mendojmë për mjedisin!
Niveli i konsumit të ujit për prodhimin e enëve tona është 80% më pak se në vitin 2018 dhe 70% e paketimit përbëhet prej materialeve të ricikluara. Bërthama çelik karbon dhe veshja 3-shtresore me janë punuar pa PFOA. Prodhimi lokal në Spanjë zvogëlon gjurmën e karbonit.
Këshillë: Mos i hidhni perimet e vjetra, përdorni ato për të gatuar supë të shijshme.
Specifikat teknike
- Diameteri: 20 cm dhe 24 cm
- Trashësia: 1.5 mm
- Lartësia e murit: 9 cm dhe 10.9 cm
- E përshtatshme për të gjitha pllakat, edhe ato me induksion
- Mund të përdoret në furrë, deri në 230°C
- Mund të lahet në enëlarëse
- Materiale jo-toksike, pa PFOA