Skarë elektrike Deluxe Noir
Shijoni ushqime skare gjatë tërë vitit, në cdo kohë që ju doni, me skarën elektrike Deluxe Noir! Kjo skarë pa tym ka dy anë: të sheshtë dhe me kreshta, për receta të ndryshme grilli që mund t’i shijoni nga rehatia e shtëpisë. Ka veshje jo-ngjitëse Whitford dhe 5 cilësime të temperaturës. Dimensionet: 51.5x25cm.
- Më shumë
- Përshkrimi
- Specifikat Teknike
- Më shumë
-
Shijoni ushqime skare gjatë tërë vitit, në cdo kohë që ju doni, me skarën elektrike Deluxe Noir! Kjo skarë pa tym ka dy anë: të sheshtë dhe me kreshta, për receta të ndryshme grilli që mund t’i shijoni nga rehatia e shtëpisë. Ka veshje jo-ngjitëse Whitford dhe 5 cilësime të temperaturës. Dimensionet: 51.5x25cm.
Më shumë - Përshkrimi
-
Shijoni ushqime skare në çdo kohë
Ju hahet një sanduiç me djathë të fërguar, një hamburger i shijshëm apo një biftek që të shkrihet në gojë? A doni t’i gatuani të gjitha këto dhe më tepër nga rehatia e shtëpisë, me prekjen e një butoni? Atëherë skara e avancuar Deluxe Noir është pajisja që ju duhet!
Dy sipërfaqe të mëdha gatimi për shujta të shijshme
Kjo skarë elektrike është ideale për ushqime mëngjesi, festash, drekë, apo ndonjë darkë të veçantë në fundjavë, sepse ju mundëson të përgatisni lloj-lloj ushqimesh. Ka një sipërfaqe gatimi me madhësi 51.5 x 25cm, e cila është e ndarë në dy pjesë – njëra është e sheshtë, kurse tjetra me kreshta.
Si e tillë, mund të përdoret për shujta të ndryshme gjatë mëngjesit, drekës apo darkës:
- Pjesa e sheshtë është e përsosur për omleta, vezë në sy, ushqim deti apo mish hamburgeri;
- Pjesa me kreshta është e përsosur për biftek, qebapa, peshk, perime dhe jo vetëm.
Funksionale dhe praktike
Kjo skarë ka një funksion praktik – meqë mbyllet, mban temperaturën pa pika të ftohta apo të nxehta, gjë që siguron rezultate të shkëlqyera gjatë gatimit. Korniza, tabaku për kullim dhe pllaka e grillit janë të ndashme, dhe tabakun për kullim mund ta lani në enëlarëse.
Ka 5 nivele të temperaturës nga 80 në 220°C, andaj ju mund t’i piqni ushqimet sipas dëshirës.
-
Sipërfaqe e madhe gatimi
-
5 nivele të temperaturës
-
Veshje jo-ngjitëse Whitford
-
Dizajn kompakt dhe i lehtë
-
Pllakë grilli e cila mund të hiqet
-
Tabaku mund të lahet në enëlarëse
Veshje cilësore jo-ngjitëse Whitford
Skara Deluxe Noir ka një veshje shumë cilësore Whitford, e cila është rezistente ndaj gërvishtjeve dhe parandalon ngjitjen e ushqimit. Kjo nënkupton se ushqimet që përgatisni, do ta ruajnë formën, sepse nuk ngjiten, dhe ju nuk do të shpenzoni orë të tëra për ta pastruar sipërfaqen e grillit.
Ushqime skare nga rehatia e shpisë
Me këtë skarë elektrike, tash mund të shijoni ushqime skare pa pasur nevojë ta duroni tymin e bezdisshëm. Po ashtu, grilli pa tym ju siguron ushqim më të shëndetshëm. Ju mund ta përdorni në tryezën e kuzhinës, në ballkon apo edhe kopsht dhe të bëni ushqim grilli të shijshëm.
- Specifikat Teknike
-
Dimensionet Madhësia e pajisjes: 59.5 x 31.9 x 7.25cm; Madhësia e pllaks: 51.5 x 25cm (1.287,5 cm2) Karakteristika të tjera Fuqia: 2200 W; Tensioni: 220-240 V; Frekuenca: 50/60 hz