Tenxhere + kapak për pasta, SL Mediterraneo
Adhurues të pastave, ju prezentojmë enën më praktike për recetat tuaja të preferuara! Tenxherja Mediterraneo e punuar me çelik karbon & smalt, dhe me veshje Quantanium, ka veti rezistente ndaj ngjitjes dhe gërvishtjes. Kurse kapaku elegant prej çeliku inox, është dizajnuar posaçërisht për kullimin e makaronave apo shpagetave, Tenxherja me doreza bakeliti ka kapcitet 6.5l, dhe vjen me kapakun 22cm.
- Më shumë
- Përshkrimi
- Më shumë
-
Adhurues të pastave, ju prezentojmë enën më praktike për recetat tuaja të preferuara! Tenxherja Mediterraneo e punuar me çelik karbon & smalt, dhe me veshje Quantanium, ka veti rezistente ndaj ngjitjes dhe gërvishtjes. Kurse kapaku elegant prej çeliku inox, është dizajnuar posaçërisht për kullimin e makaronave apo shpagetave, Tenxherja me doreza bakeliti ka kapcitet 6.5l, dhe vjen me kapakun 22cm.
Më shumë - Përshkrimi
-
Përgatisni pastat më lehtë e më shpejtë
Përgatitja e pastave tash është më e lehtë, falë tenxheres Mediterraneo, e cila vjen me një kapak elegant për kullimin e pastave. Tenxherja është punuar me çelik karbon & smalt, me veshje Quantanium, ka veti rezistente ndaj ngjitjes dhe gërvishtjes. Po ashtu, ka doreza praktike prej bakeliti dhe kapacitet 6.5l. Kurse kapaku elegant prej çeliku inox ka madhësi 22cm.
Më lehtë, më sigurtë, pa rrëmujë
Me këtë kombinim fantastik, përgatitja e makaronave, shpagetave, perimeve apo patateve është më e lehtë – ju s’keni nevojë të përdorni kulluese për ta larguar ujin, thjesht vendosni kapakun dhe kullojeni ujin përmes kapakut me vrima. Tenxherja ka doreza të rrokullisura që mbajnë kapakun mbyllur gjatë kullimit të ujit, andaj është më e sigurtë.
Edhe pse kjo enë me kapak është dizajnuar për përgatitjen e pastave, ju mund ta përdorni tenxheren edhe për ndonjë lloj gjelle apo supë.
Quantanium – veshje risi, për ushqime me shije autentike
Veshja Quantanium është një nga veshjet risi sa i përket enëve të kuzhinës. Megjithatë, origjinën e ka nga një teknikë gatimi më të hershme, të cilën e kanë praktikuar paarardhësit tanë. Quantanium imiton gatimin në gur të vërtetë, sepse përmban grimca guri. Këto grimca guri e grumbullojnë nxehtësinë dhe e përcjellin gradualisht, në mënyrë që ushqimi t’i ruajë vitaminat, shijen dhe lagështinë. Grimcat e gurit i japin ushqimit shije tradicionale, sikur të ishte gatuar në gur të vërtetë.
Për ta forcuar edhe më shumë veshjen, kemi shtuar edhe grimca titani. Andaj, ena është më shumë rezistente ndaj ngjitjes së ushqimit dhe gërvishtjes:
- Veshja Quantanium është 4.7 herë më e qëndrueshme, krahasuar me veshjet komerciale të përdorura në treg, në përgjithësi. Kjo do të thotë se kjo enë ka jetëgjatësi më të madhe.
- Ka veti rezistente ndaj ngjitjes, që ushqimi të mos ngjitet në enë.
- Është 2 herë më shumë rezistente ndaj gërvishtjes krahasuar me veshjet komerciale të përdorura në treg, në përgjithësi.
Më e sigurtë për ambientin dhe për ju
Veshja Quantanium është sipërfaqe gatimi e shëndetshme dhe eko-miqësore. Të gjitha materialet e përdorura për prodhimin e enës janë jo toksike dhe 100% pa PFOA (acid perfluoroktanoik). Në këtë mënyrë, asnjë kimikat i dëmshëm nuk mund të depërtojë në ushqimin dhe në trupin tuaj. Veshje është jashtëzakonisht rezistente ndaj gërvishtjeve dhe ultra e sigurt, andaj nuk lejon depërtimin e kimikateve në ushqim, siç bëjnë enët me PTFE.
Për gatime me pak vaj
Nuk ka më ushqime të djegura në sipërfaqe - me tenxheren Mediteraneo ushqimi thjesht do të rrëshqasë nga sipërfaqja. Mund të gatuani vetëm me një pikë vaj, e për pjesën tjetër do të kujdeset sipërfaqja e përsosur jo-ngjitëse. Ena mund të lahet me ujë të ngrohtë dhe detergjent enësh apo në enëlarëse.
Të dhëna teknike
- Trashësia e mureve të enës: 1 mm
- Lartësia e mureve të enës: 20 cm
- Kapaciteti i enës: 6.5 l
- Dorezat e enës: Material bakelit