Këshilla Gatimi
-
Si përdoret NUTRIBULLET ilustrim
Nutribullet lehtësisht nxjerr të gjitha vlerat ushqimore të frutave dhe perimeve e madje edhe produkteve ushqimore të cilat janë shumë te imëta si përshëmbull farat apo frutat e thata. Lëngu i pregatitur do të jetë i pasur me vitamina, minerale, proteina dhe acidet bazë yndyrore të cilat janë të domosdoshme për trupin tonë
-
Si të gatuajmë me pak yndyrë?
Të hamë ushqime të shëndetshme nuk do të thotë të fiksohemi pas sallatës. Gatimi i shëndetshëm është diçka e lehtë pasi në shumë raste mund të përdorim receta të ndryshme të cilat na ofrojnë alternativa të shëndetshme.
-
11 ushqimet që ulin kolesterolin
Nese dieta juaj ju ka ngritur kolesterolin, ajo edhe mund ta ulë atë.
Është e lehtë të hani ashtu që ta ngrisni kolesterolin në nivele alarmante. E kundërta është e vërtetë poashtu – duke ndërruar atë cfarë hani ju mund të ulni kolesterolin dhe të largoni “flotën yndyrore” që po qarkullon në gjakun tuaj.
-
Ide innovative për bërjen e turshive
Turshitë janë një mënyrë e përkryer e ruajtjes së pemëve dhe perimeve për ti shijuar në sezonin e dimrit – por ju me siguri nuk e keni ditur shumëllojshmërinë e frutave dhe perimeve që mund ti bëni turshi. A i keni turshitë përafërshisht të njejta çdo sezonë? Speca, kastraveca dhe ndoshta pak kompot? Këtë vit, ju mund të shtini turshi disa kombinime interesante që do të bëjnë dimrin tuaj një aventurë të vërtetë kuzhinierike.
-
Efektet e panjohura të pijeve në shëndet
Lëngjet e gazuara përmbajnë sasi të mëdha të sheqerit (kalorive ‘të zbrazëta’) e, në anën tjetër, nuk kanë kurrfarë vlerash ushqimore. Për këtë shkak, konsumimi i tepërt i lëngjeve të gazuara çon deri te shtimi në peshë. Për këtë shkak, në vend të tyre është më mirë që të pini ujë, apo çajra të ndryshme pa sheqer
-
Tetori është Muaj Ndërkombëtar i Luftës kundër Kancerit të Gjirit
Tetori është Muaj Ndërkombëtar i Luftës kundër Kancerit të Gjirit, por, për këtë problem duhet të flitet e të punohet, jo vetëm gjatë këtij muaji.Kanceri i gjirit është më i diagnostikuari te gratë, veç kancerit të mushkërive. Në çdo 8 femra është llogaritur se kanceri i gjirit mund ta prekë jetën e tyre.
-
5 truke për të mos qarë gjatë prerjes së qepës
Qërimi dhe grirja e qepës mund të jetë një ndër punët ‘’më qaramane’’ që na besdisin të gjithëve. Me siguri, e keni pyetur veten pse ndodh kjo gjë!? Sipas ‘’American Chemical Industry’’ kur presim qepën ne hapim mijëra qeliza të saj. Këto qeliza çlirojnë enzima të veçanta dhe aminoacide të cilat formojnë një gaz me bazë sulfuri. Gazi sulfurik është shumë irritues dhe lotët janë përgjigja e syrit për t’u mbrojtur prej tij. Ju ftojmë të zbuloni pesë truke interesante që do t’ju shpëtojnë nga lotët e panevojshëm. Si gjithmonë këshillat e gjyshes na vijnë në ndihmë.
-
Uthulla – cili lloj për cilin ushqim
Uthulla është ushqimi të cilin sikurse kripën ose vajin e marrim si të mirëqenë. Po ajo ka histori interesante dhe aplikime të shumta: përveç në sallata, mund ta përdorim në gjella të ndryshme, duke përfshirë edhe desertët. I atribuohen edhe veçoritë shëruese.
-
Keshilla Rreth gatimit
Gatimet e tejkripura, Nëse i keni hedhur shumë kripë salcës apo supës, mund t’i hidhni brenda një patate të ndarë në mes. Lëreni pataten që të thithë shumicën e kripës.
-
Keni mbetje të drekës së djeshme? Gatuani kaserole!
Ja se si në mënyrën më të mirë t’i përdorni ushqimin e mbetur dhe të gatuani një racion shumë të shijshëm.