Siguria
Studio Moderna kujdeset shumë për të garantuar sigurinë e të dhënave personale. Të dhënat janë të mbrojtura me kujdes nga humbja, shkatërrimi, shtrëmbërimi/falsifikimi, manipulimi dhe nga hyrja e paautorizuar ose përdorimi i paautorizuar.
Të Miturit
Studio Moderna i këshillon të gjithë prindërit dhe kujdestarët që t’u mësojnë fëmijëve përdorim të kujdesshëm e të përgjegjshëm të të dhënave të tyre personale në internet. Minorenët nuk duhet të transmetojnë të dhënat e tyre personale në faqen e internetit të Studio Moderna-s pa lejen e prindërve ose të kujdestarëve. Studio Moderna asnjëherë nuk do të grumbullojë të dhëna personale nga fëmijët, t’i përdorë ose t’i mundësojë ato pa leje për ndonjë palë të tretë.
Lidhjet me faqet e tjera të internetit
Kjo deklaratë për ruajtjen e fshehtësisë është e vlefshme për faqen e internetit www.studio-moderna.com drejtuar nga Studio Moderna dhe të gjithë institucionet që varen prej saj në Europën Qëndrore dhe Lindore. Kjo faqe interneti mund të përmbajë lidhje me faqe të tjera brenda dhe jashtë Studio Moderna-s, për të cilat kjo deklaratë e ruajtes së fshehtësisë nuk vlen. Kur largoheni nga faqja e Studio Moderna-s, ju lutemi sigurohuni që të lexoni deklaratën e ruajtjes së fshehtësisë për secilën faqe interneti që mbledh informacione personale identifikimi.
E drejta e informimit
Nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me politikat tona të ruajtjes së fshehtësisë ose përpunimit të të dhënave tuaja, ju lutemi të kontaktoni përfaqësuesin tonë të Ruajtjes së Fshehtësisë: kaltrina.zylfiu@studio-moderna.com
Në rast bërjeje të kërkesës, do të infomoheni sa më shpejt –sipas i legjislacionit në fuqi – për secilën nga të dhënat që mund të jenë mbledhur për ju kur keni vizituar faqen e internetit të Studio Moderna-s.
Komunikimi i ndryshimeve
Çdo ndryshim i politikës tonë të fshehtësisë do të vendoset në këtë deklaratë, në faqen e internetit dhe në çdo vend tjetër që ne e konsiderojmë si të përshtatshëm.
Ndryshimi i fundit: Shtator 2015