- Më shumë
- Përshkrimi
- Specifikat Teknike
- Më shumë
-
Përgatisni kokshkat e preferuara në shtëpi, me aparatin Joy nga Delimano! Thjesht mbusheni hinkën, lëvizeni çelësin dhe për afro 2 minuta, aparati do t’ju përgatisë kokoshka pa vaj - pa faj! Pajisja ka fuqi 1200W dhe enë matëse.
Më shumë - Përshkrimi
-
Përgatisni kokoshka me pak kalori në dy minuta
Bëni netët e filmit edhe më argëtuese, me aparatin për kokosha - Joy! Përgatiteni një enë të madhe plot me kokoshka të lehta e të fryra dhe shijojeni filmin me miqtë apo familjen tuaj. Me këtë pajisje, mund të përgatisni një grumbull të madh kokoshkash në vetëm 2 minuta.
Vetëm me ajër të nxehtë - asgjë tjetër
Ky aparat operon me një fuqi prej 1200W, për të përgatitur kokoshka të shijshme. Po ashtu, përdorë qarkullimin e ajrit të nxehtë, dhe ju nuk keni nevojë të shtoni vaj apo yndyrna për përgatitjen e tyre. Ju vetëm duhet të shtoni misër kokoshkash në aparat, ta aktivizoni atë dhe të prisni afro 2 minuta për kokoshka më të shijshme e më të shëndetshme.
Përdoret lehtë, pa shkaktuar rrëmujë në kuzhinë
Përgatitja e kokoshkave të shijshme kurrë s’ka qenë më e lehtë. Thjesht mbusheni hinkën duke përdorur enën matëse, lëvizeni çelësin dhe në pak minuta do të keni gati kokoshta të lehta, të fryra dhe të shijshme. Tash mund të hani kokoshka pa vaj e pa faj! :)
Po ashtu edhe pastrimi është i lehtë, meqë nuk keni nevojë të përdorni yndyrë. Aparati ka një dizajn kompakt dhe praktik, dhe lehtësisht mund ta ruani apo ta vendosni pothuajse në çdo qosh të kuzhinës.
Shtoni shije sipas dëshirës
Kokoshkat e lehta dhe të ngrohta të shijojnë shumë edhe nëse kanë veç kripë, por ju mund t’i shtoni edhe shije të tjera sipas dëshirës. Ju mund të përdorni gjalpë dhe parmezan, vaj ulliri dhe hudhër, arra, kërri, kanellë, çokollatë apo shije djegëse - thjesht eksperimentoni derisa ta zbuloni kombinimin që ju shijon më së shumti.
-
Të njelmët
-
Të ëmbël
-
Me kanellë
-
Me mjaltë
-
- Specifikat Teknike
-
Dimensionet 17.3x15.7x28.9cm