Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Përdorimi dhe Kujdesi i Enëve nga Qeramika

Para përdorimit të parë

  • Para përdorimit, lajeni tiganin me ujë të ngrohtë dhe shampon për të larguar pluhurin.
  • Thajeni dhe fshijeni me 1 letër kuzhine të bërë me pak vaj për të larguar të gjitha mbetjet e pluhurit.
  • Kjo duhet të bëhet në mënyrë periodike për të mbajtur tiganin në gjendje të përsosur.
  • 1

    Nivelet e temperaturës

    • Nivelet e temperaturës janë shumë të rëndësishme. Niveli mesatar i temperaturës është e rekomanduar për shumicën e përdorimeve. Mbulesa nga CERAMICA® në kombinim me bazën nga alumini ju siguron ngrohje profesionale, duke bërë që ushqimet e pasura me proteina të gatuhen më shpejtë.
    • Shtresa nga CERAMICA® është rezistente ndaj temperaturave të larta (450°C), kështuqë mos lejoni që tigani të rri mbi zjarr për një kohë të gjatë pa u kujdesur për të.
    • Kujdesuni që ushqimi që po gatuani të mos jetë më i madh se vet tigani pasi që mund të derdhet anash.
  • 2

    Yndyrosja dhe lugët

    • Mos përdorni lugë nga metali për të përzier sipërfaqën. Lugët nga plastika, goma, apo druri janë gjithnjë të rekomanduara për ti zgjatur jetën tiganit.
    • Mos e preni ushqimin sa është në tigan.
    • Ne rekomandojmë përdorimin e vajit apo gjapës që ka pikë të lartë të tymosjes. Vajra si vaji i ullirit i rafinuar, vaji i perimeve ose vaji i misrit.
  • 3

    Pastrimi

    • Lejoni që tigani të ftohet dhe pastrojeni pas çdo përdorimi.
    • Tiganët me CERAMICA® janë të lehtë për tu pastruar me dorë duke përdorur sfungjer që nuk gërryen. Nese e pastroni tiganin në makinë të enëve atëherë përdorni detergjent që nuk përmban elemente gërryese dhe shumë të ashpra.
    • Nese i digjni disa lloje të ushqimeve të yndyrshme si suxhukun apo proshutën kjo do të lëshoj një njollë të lehtë. Për ta hequr vetëm lejoni që produkti të rri në ujë të ngrohtë me detergjent dhe fërkojeni me një sfungjer të butë. Nese njolla nuk hiqet ngrohni pak uthull të bardhë në tgan dhe pastroni siperfaqen normal. Shenja të tilla në asnjë mënyrë nuk e degradojnë performancën e produktit.
  • 4

    Ruajtja

    • Mbani me kujdes në çdo kohë, duke u kujdesur që të mos e grithim ose dëmtojme sipërfaqën.
    • Mos lejoni që tiganët e tjerë me anë metalike të qëndrojnë përmbi tigan.
    • Shenja të vogla mbi tigan dë të paraqiten me kalimin e kohës. Kjo nuk do të ndikoj në performancën e produktit.