PERIUDHË PROVE SHTESË E PRODUKTIT
Çfarë është periudha e provës shtesë?
Ne besojmë në cilësinë e produkteve tona dhe për këtë arsye ju mundësojmë PERIUDHËN E PROVËS SHTESË për produktet në porosinë tuaj.
Periudha e provës shtesë e produktit i mundëson klientit të kthejë produktin e blerë brenda tridhjetë ditëve kalendarike (30 ditë) nga data e faturës dhe mund të përdoret vetëm për një produkt brenda një fature.
Çka mundëson periudha e provës shtesë?
Nëse produkti kthehet gjatë kësaj periudhe, konsumatori ka të drejtë të kërkojë kthim parash në vlerë të çmimit të blerjes së paguar për produktin që kthehet, ose ta zëvendësojë produktin e kthyer me ndonjë produkt tjetër brenda së njëjtës vlerë, apo në vlerë më të madhe, duke shtuar diferencën.
Klientit nuk i kthehet çmimi i paguar për shërbimin e periudhës së provës shtesë dhe/ose ndonjë shpenzimi që mund të ndodhë si rezultat i kthimit të produktit.
Kthimi i produktit
Klienti duhet ta kthejë produktin e blerë (edhe nëse është i përdorur) të padëmtuar. Për të ushtruar të drejtën për ta kthyer produktin e përdorur të mbuluar nga periudha e provës shtesë dhe për të marrë çdo informacion shtesë në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e klientëve që rrjedhin nga ky shërbim, konsumatori mund të na kontaktojë në numrin e telefonit 038-660-308, përmes email-it kujdesikonsumatorit@studiomoderna-sa.com, përmes rrjeteve sociale zyrtare të Studio Moderna sh.p.k. ose në të gjitha dyqanet tona.
Klienti poashtu duhet të dërgojë deklaratën e kthimit, në të cilën specifikohet produkti i cili është objekt i kthimit dhe të paraqesë kërkesën për kthimin e çmimit të blerjes apo ndërrimit me ndonjë produkt tjetër. Përveç kësaj, konsumatori duhet të bashkëngjesë një faturë (origjinale ose kopje) të lëshuar gjatë blerjes së produktit, së bashku me kuponin fiskal. Deklarata për kthimin e produktit dhe për kthimin e parave mund të dorëzohet në secilën nga pikat e kontaktit të lartpërmendura.
Periudha e provës shtesë e produktit vlen për të gjitha produktet brenda një blerje të vetme të bërë nga konsumatori (qoftë të bëra në dyqan me pakicë dhe/ose të bëra përmes shitjes në distancë).
Vërejte:
Para përdorimit të produktit, sigurohuni të lexoni instruksionet e përdorimit të tij. Montimi dhe përdorimi duhet të jenë sipas tyre.
Periudha e provës shtesë nuk përjashton në asnjë mënyrë asnjë të drejtë të klientit të parashikuar nga legjislacioni në fuqi për mbrojtjen e konsumatorit ose të drejtat e parashikuara në mënyrë specifike nga shitësi.
Përjashtimet nga periudha e provës shtesë:
- Periudha e provës shtesë e produktit nuk vlen për dyshekë.
- Në rast dëmtimi të produktit nga pakujdesia apo përdorimi i gabuar.
- Kur dëmtimet e produktit vijnë si pasojë e ndërhyrjeve nga personat e tretë, të cilët nuk janë të autorizuar nga kompania.
- Dëmtimet e shkaktuara nga luhatjet e tensionit, zjarrit, dëmtime nga uji etj.
- Humbjet e pjesëve të produktit.
- Keqpërdorimi i kapaciteteve të produktit.
- Grisjen apo dëmtimin fizik të produktit.
Nëse keni paqartësi apo pyetje shtesë rreth këtij shërbimi, ju lutem kontaktoni Departamentin tonë për Kujdes ndaj Konsumatorit në:
- Telefon: 038 660 308 apo
- E-mail: kujdesikonsumatorit@studiomoderna-sa.com