Akullore me shalqi
Koha e pregatitjes:
20 minuta ose më pak
Koha totale:
20 minuta ose më pak
- Përbërësit:
-
Përbërësit:
• rreth 2.5 kg shalqi • 150 gr sheqer • 80 gr niseshte • kanellë pluhur • 3-4 lugë qitro e sheqerosur në copa • 2 -3 lugë çokollatë në copa • 1 lugë ujë jasemini ose trëndafili
- Përgatitja:
-
Përgatitja:
Shalqiri pastrohet nga lëkura e farat dhe kalohet në mikser për t’u bërë masë homogjene.
Kjo masë kalohet në tenxhere dhe përzihet edhe me përbërësit e tjerë, sheqerin, niseshtenë dhe lëngun e aromatizuar.
Vendoset në zjarr dhe përzihet shpesh, pasi lëngu të fillojë të ziejë ulet temperatura duke llogaritur 4 deri 5 minuta zierje.
Pasi hiqet nga zjarri hidhet kanella dhe më pas shtohen frutat e sheqerosura dhe çokollata.
Përmbajtja hidhet në një formë për puding dhe vendoset në frigorifer për disa orë.
Vendoset xhelatina në një pjatë, e cila sipas dëshirës mund të zbukurohet me lule jasemini dhe më pas shërbehet.