Bollgur me perime të fërguara
Vështirësia
Cooking time:
25 minuta
- Përbërësit:
-
- 3 filxhana bollgur
- 2 domate
- 1 karrotë
- 1 spec i gjelbër
- ¼ e qepës
- Kripë
- Përgatitja:
-
Hapi 1
Bollgurin e zieni për afro 8-10 minuta.
Hapi 2
Në një tigan shtoni vaj ulliri, dhe e lini të ngrohet. Në anën tjetër e grini qepën, domatet, specin dhe karrotën e grini në rende. Pasi vaji të jetë ngrohur, hidhni qepët, dhe i përzieni derisa të skuqen. Pastaj shtoni specin, karrotën dhe domaten. Pasi të zbuten (pas 2-3 minutash) ia shtoni 50ml ujë dhe i lini të fërgohen edhe për 5 minuta.
Hapi 3
Bollgurin e zier e kulloni dhe pastaj e shtoni në tigan, te perimet e fërguara. I përzieni për 1 minutë dhe është gati për t’u ngrënë. Kjo masë është për 3 persona, por ju mund ta zvogëloni ose shtoni sasinë e përbërësve, varësisht se për sa persona gatuani.
Bollguri është një drith i pasur me vlera ushqyese, prandaj është zgjedhje e përsosur për ushqime të shijshme dhe të shëndetshme.