Brushtëll (Byrek me fasule)
Koha e pregatitjes:
20 minuta ose më pak
Koha totale:
20 minuta ose më pak
- Përbërësit:
-
▪ 300 gr fasule
▪ 250 gr miell misri
▪ 250 gr vaj uliri
- Përgatitja:
-
Fillimisht ziejmë mirë fasulen, si zakonisht (fasule sade, e zierë vetëm në ujë, pa përbërës të tjerë shtesë).
Pasi të ketë zierë, e hedhim në një tas fasulen, miellin e misrit dhe vajin.
I përziejmë të gjithë përbërësit bashkë në një tepsi, që është e lyer më parë me vaj e fusim në furrë ku e pjekim për 1 orë në 200 gradë Celsius