Domatina Pikaloshe
Koha e pregatitjes:
20 minuta ose më pak
Koha totale:
20 minuta ose më pak
- Përbërësit:
-
- 20 rrëmojësa
- 2 lugë majonezë
- 200 gr mozzarella
- 400 gr domatina
- Përgatitja:
-
Preni mozzarellën në copa të vegjla dhe leni të pushojë në vaj ulliri për gjysmë ore.
Preni domatinat në gjysmë. Duke përdorur një rrëmojsë vendosni një gjysmë domatine në një copë të mozzarellës dhe dekoroni me pika të majonezës për ta krijuar një efekt të bukur vizual.
Kjo është një rostiçeri shumë e shëndetshme sepse domatja në vetvete është e shëndetshme dhe të ulët në kalori. Në mënyrë të ngjashme, mozzarella është e ulët në kalori në krahasim me djathrat tjera.
E rëndësishme është se domatja dukshëm zvogëlon rrezikun e sëmundjeve kardio-vaskulare.
Shërbeni me mish të ftohtë dhe definitivisht kjo është dicka që nuk do të dëshironi ta humbisni.
Ju bëftë mirë!