Ëmbëlsira Ravanija
Koha e pregatitjes:
Më shumë se 1 orë
Koha totale:
Më shumë se 1 orë
- Përbërësit:
-
Ëmbëlsirë:
- 8 vezë (temperaturë e dhomës)
- 8 lugë gjelle sheqer
- 15 g sheqer vanilla
- 8 lugë gjelle miell
- 1 lugë e vogël pluhur për pjekje
- 12 lugë gjelle bollgur
Shurupi:
- 900 g sheqer
- 15 g sheqer vanilla
- 1 l ujë
Për 15 persona
Koha e përgatitjes: 1:30 min ( 4-5 orë për thithje të shurupit nga ëmbëlsira)
Këshillë:
- Mund ta përdorni Delimano Brava Dispenser 3 në 1 për të shpërndarë shurupin.
- Spërkate me fruta të grimcuara po arra gjatë servimit.
- Përgatitja:
-
1. Duke e përdorur mikserin, përziej vezët, sheqerin e vanillës dhe sheqerin për 10 – 15 minuta.
2. Në një tas përziej miellin, pluhurin për gatim dhe bollgurin, dhe shtoji ato në përzierjen e vezëve. Përziej derisa të bëhet përbërje e barabartë.
3. Vendose të gjithë përbërjen në tavë në të cilën paraprakisht keni vendosur ndarësin – me 18 pjesë. Pjek për 20 minuta në 190 °C. Zvogëlo temperaturën në 180 °C dhe vazhdo pjekjen për 5 minuta të tjerë. Largoje nga furra dhe lëreni të ftohet.
4. Përziej përbërësitë e shurupit në një enë(p.sh mund të përdorni Stone Legend tepsinë e rrumbullakët). Pasi të zihet, gatuaj për 5 minuta. Pastaj shtoje shurupin e ngrotë në ëmbëlsirën e ftohtë. Kujdes gjatë shtimit të shurupit, që të mos e dëmtoni petën sipër të ëmbëlsirës.
5. Lejeni për 4 - 5 orë që të thithet shurupi. Servojeni një copë në një pjatë.