Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Ëmbëlsirë çeke

Koha e pregatitjes:

20 minuta ose më pak

Koha totale:

20 minuta ose më pak

Përbërësit:

▪ 2 kg mollë ▪ 700 gr sheqer ▪ 140 gr margarine ▪ 200 gr miell ▪ 220 gr arra të bluara ▪ 8 vezë ▪ 1 pluhur për pjekje ▪ 1 litër qumësht ▪ 1 puding vanilje

Përgatitja:

Përgatitja:

1. Mollët qërohen dhe grihen trash në rende. Pastaj zihen me 50 gr sheqer, derisa të zbuten dhe derisa të shterë lëngu i tepërt. Hiqen nga zjarri dhe lihen të ftohen.

2. Në enë të veçantë tunden gramë margarinë me 140 gramë sheqer dhe me 4 të verdhë të vezëve. Shtohen 100 gr miell, 1 pluhur për pjekje dhe 220 gr arra të bluara.

3. Në tavë të përshtatshme shtrohet letër për pjekje. Brumi i përgatitur për pandispanjë tëhollohet, vendoset në tavë dhe piqet, derisa të skuqet, në furrën e nxehtë në 200°C.

4. Për krem tunden në enë të veçantë 4 të verdhë të vezëve, 2 decilitra qumësht, pluhuri për puding vanilje dhe 100 gr miell.

5. Në qumështin e mbetur shtohen 100 gr sheqer dhe zihen derisa të vlojë qumështi. Derdhet përzierja e përgatitur nga pudingu dhe zihet në temperaturë mesatare, duke përzier gjatë tërë kohës, derisa kremi të dendësohet.

6. Në tenxhere të madhe bashkohen të bardhtë e vezëve dhe sheqeri i mbetur dhe zihen në avull dhe njëkohësisht tunden me mikser derisa të fitohet shkumë e trashë.

7. Pandispanja e pjekur lyhet me kremin me mollë, pastaj shtrihet kremi me puding dhe në fund shpërndahet njëtrajtshëm shkuma e të bardhëve të vezëve.

8. Ëmbëlsira e përgatitur kështu futet në furrën e nxehtë paraprakisht në 180°C dhe piqet derisa të skuqet shkuma e të bardhëve të vezëve.

Author : K.Z