Ëmbëlsirë me karrotë dhe gjalp kikirikash
Koha e pregatitjes:
Deri në 45 minuta
Koha totale:
Deri në 45 minuta
- Përbërësit:
-
- ¾ filxhan / 100 g miell gruri
- 4 lugë gjelle miell i bardhë
- 2 lugë të vogla pluhur gatimi(pecivë)
- 4 lugë gjelle kakao pluhur
- 10 lugë gjelle sheqer kafe
- 300 g karrota(rreth 8 karrota mesatare)
- 100 g çokollatë e zezë
- 100 ml ujë
- 50 ml vaj luledielli
- 1 lugë uthull molle
- 3 lugë gjelle gjalp kikirikash
Pjesa shtesë:
- 100 g çokollatë e zezë
- 2 lugë gjelle gjalp kikirikash
Servohet: 18 pjesë duke i përdorur të gjithë ndarësit e tavës, po varet prej jush sa pjesë i dëshironi
- Përgatitja:
-
1. Nxeje furrën në 180°C. Përziej të gjithë përbërësitë e thatë, shto karrotat e prera, çokollatën e shkrirë, uji, vajin, uthullën dhe gjalpën e kikirikave. Përziej derisa të krijohet brumi i butë.
2. Lyeje tavën me yndyrë, mbuloje sipërfaqen e taves me një letër gatimi, vendose masën e përgatitur – shpërndaje atë në mëyrë të barabartë. Vendoseni edhe ndarësin e ëmbëlsirave për të pasur edhe copa më të vogëla.
3.Pjek për 25 minuta në 180 °C.
4. Në ndërkohë përgatit pjesën shtesë. Shkrije çokollatën, gjalpin e kikirikave dhe përziej. Kur ëmbëlsira të pjeket, mbuloje me këtë pjese dhe lejeni të ftohet për 15 minuta apo gjatë gjithë natës (në frigoriger) para se ta servoni.
Këshillë:
- Ju mund ta përgatisni vet gjalpën e kikirikave. Thjesht mund të bleni kikirikë me kripë dhe të pjekur dhe ti procesoni me ndonjë blender derisa të formohet gjalpa e kikirikave.
- Rekomandohet që të mbani ëmbëlsirën në frigorifer gjatë natës për shije më të mirë.