Ëmbëlsirë me perime Sklandrausis
Koha e pregatitjes:
Më shumë se 1 orë
Koha totale:
Më shumë se 1 orë
- Përbërësit:
-
Përbërësit:
· 400 g miell thekre
· 100 g margarinë
· 1 filxhan ujë i ngrohtë
· 1 lugë e vogel sheqer
· ½ lugë të vogëla kripë
· 7 karrota mesatare
· 2 lugë gjelle salcë kosi
· 2 lugë gjelle mjaltë
· 1 vezë
· 2 patate mesatare
· 100 ml qumësht
· 25 g margarinë
- Përgatitja:
-
1. Qëroni karrotat, preni në çerek, vendosi në një tigan për salca, mbuloji me ujë dhe ziej.
2. Qëroni patatet, preni në copëza, vendosni edhe këto në enë të cilën e mbuloni me ujë dhe e zieni.
3. Përderisa perimet zihen, përgatiteni brumin.Treteni kripën dhe sheqerin në ujë. Përzieni miellin me margarinë të butë dhe shtoni ujë, përzijeni mirë për të formuar brumin. Përziej brumin për 5-7 minuta derisa derisa brumi të zbutet mjaftueshëm për tu mbështjellë.
4. Nxeje furrën në 200 °C. Mbështjelle brumin në trashësi 3-5 mm.Përdore një prerës të biskotave 8 cm për të prerë 18 pjesë. Thyeji skajet e brumit për të formuar këllëfin për ëmbëlsirë. Vendosi në tavë.
5. Përgatit mbushjen për ëmbëlsirën. Zhyt karrotat dhe vendosi në një procesor ushëimësh (p.sh Nutribullet). Shto mjaltën, vezët dhe salcën e kosit dhe përziej për 20 sekonda. Shto patatet, shtypi derisa të zbuten, shto qumështin dhe margarinën dhe përziej derisa të kombinohen mirë.
6. Për të mbushur këllëfn për ëmbëlsirë, shpërndaj 1 l ugë të patateve të shtypura, me karrota. Përsërite procesin derisa të gjitha këllefet të jenë mbushur.
7. Vendos tavën në furrë për 15 – 20 minuta derisa ëmbëlsira të jetë gatuar dhe këllëfi të shndërrohet në ngjyrë sikur ari.
Për 15 persona
Koha e pergatitjes: 1 orë
Këshillë:
· Përdore telin për pjekje që vjen bashkë me tavën Stone Legend
· Servoje të ngrohtë apo të ftohtë, me qumësht apo çaj të nxehtë.