Fasule me Multicooker
Koha e pregatitjes:
10 Minuta
Koha totale:
40 Minuta
- Përbërësit:
-
- 250 gr pasul (fasulet)
- 1 qepë e grirë
- 2 karrota të grira
- 2 thelpinj hudhër të grirë
- 1 domate (opsionale) ose 2 lugë salcë domate
- 1/2 lugë çaji piper
- 1/2 lugë çaji kripë (mund të shtoni sipas shijes)
- 2-3 lugë vaj ulliri
- 1 degë dafinë
- 1 l ujë (mund të shtoni më shumë nëse është e nevojshme)
- Përgatitja:
-
- Lajeni pasulin dhe lëreni të qëndrojë për disa orë (opsionale).
- Vendosni vaj ulliri dhe qepën në multicooker dhe skuqeni për 5-7 minuta.
- Shtoni hudhrën, karrotat, pasulin, domaten, piperin, kripën dhe dafinën.
- Shtoni 1 l ujë, mbyllni kapakun dhe zgjidhni opsionin 09 në Multicooker.
- Lëreni të pushojë për 10 minuta dhe shërbejeni.