Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Fileto salmoni me limon

Koha e pregatitjes:

20 minuta ose më pak

Koha totale:

20 minuta ose më pak

Përbërësit:

Përbërësit:

▪ 4 fileto salmoni ▪ 3 limonë ▪ 1 tufë majdanoz ▪ 1 thelbi hudhër ▪ verë Vermut ▪ vaj ulliri ▪ piper i kuq, kripë të trashë

Përgatitja:

Përgatitja:

Pastrojmë filetat e salmonit duke hequr me anë të një pincete halat. I spërkasim me lëngun e dy limonëve dhe me një gotë Vermut, shtojmë piperin e kuq dhe i lyejmë mirë e mirë në mënyrë që të marrin shije.

Filetat i vendosim në tepsi duke shtuar limonin e mbetur të prerë me feta si dhe një lugë kripë të trashë. Shtojmë pak vaj ulliri dhe e pjekim në furrë të ngrohtë në 220 gradë për 7-8 minuta.

Grijmë hudhrën dhe majdanozin dhe spërkasim me to filetat e salmonit.

Më pas i heqim nga zjarri dhe i servirim.

Author : K.Z