Na vjen keq, por ju nuk keni asnjë produkt në shportën tuaj të blerjes.

Antarësohu në

Gjellë pule me topëza mielli

Koha e pregatitjes:

20 minuta ose më pak

Koha totale:

20 minuta ose më pak

Përbërësit:
▪ 600 gr. mish pule ▪ 100 gr. karota ▪ 100 gr. erëza ▪ 100 gr. qepë ▪ 100 gr. presh ▪ pak lulelakër ▪ borzilok ▪ 2 lugë vaj, kripë, piper i bluar ▪ përafërsisht 150 ml. ujë për thekje ▪ një lugë qepë e grirë ▪ 2 thelb hudhër ▪ një lugë miell ▪ verë apo uthull, sipas shijes ▪ topëza mielli ▪ 150 mg. miell i bardhë ▪ 1 vezë ▪ ujë, kripë
Përgatitja:
Të gjitha perimet i pastrojmë, dhe i presim në copa të vogla. Hedhim mishin, erëzat, borzilokun, dhe perimet në ujë të ftohtë. I kriposim, shtojmë piper dhe i ziejmë derisa të zbuten. Qepën e grirë skuqim në dy lugë vaj, deri sa të fitojë ngjyrën e verdhë të çelure më pas, shtojmë hudhrën e shtypur dhe miellin dhe i lagim me ujë. I përziejmë mirë e më tej, përzierjen e hedhim në çorbën valë dhe i ziejmë edhe pak. Topëzat e miellit i përgatisim në mënyrë të atillë, që nga mielli, vezët, uji dhe kripa, të formojmë një brumë, mesatarisht të dendur. Brumin e vendosim në dërrasë dhe me thikë presim topëzat, të cilat i ziejmë në gjellë. Gjellën me topëza e ziejmë, për pesë minuta dhe më pas e shërbejmë.

Author :