Gjyveç me mish viçi - Recetë për tenxhere me presion ( 6 persona)
Koha e pregatitjes:
Deri në 45 minuta
Koha totale:
Deri në 45 minuta
- Përbërësit:
-
• 1 spec i kuq i prerë në kube
• 1 qepë e grirë
• 125 gr kërpudha të prera në feta
• 3 thelpinj hudhre të prera
• 1 lugë vaj ulliri
• 1.5 kg mish i kuq i prerë në kube
• 60g miell
• 2 lugë gjelle salcë domatesh
• 2 karrota të qëruara dhe të prera
• 2 lugë gjethe trumëz e freskët ose 2 lugë te vogla gjethe trumëz të thata
• Ujë apo lëng mishi
- Përgatitja:
-
1. Shtypeni funksionin STEW dhe fërgoni specat, qepët, kërpudhat dhe hudhrat në vajin e ullirit pa e vendosur kapakun e Pressure King Pro, deri sa ato të zbuten ( 2 -3 minuta)
2. Largojini nga tenxherja dhe vendosni anash. Shtypni butonin CANCEL
3. Vendoseni mishin, miellin kripën dhe piperin në një qese plastike apo pjatë dhe përzieni
4. Shtypeni funksionin STEW, ndajeni mishin në dy pjesë dhe secilën pjesë fërgojeni për 2 minuta, pa vendosur kapakun. Miellin e tepërt e leni në qese apo në pjatë.
5. Shtoni perimet tek mishi bashkë me salcën e domateve, karrotat dhe gjethet e trumzës dhe përzijini.
6. Shtoni ujë, lëng mishi, birrë apo verë dhe përzijini.
7. Mbylleni kapakun dhe valvulën për lirim të presionit dhe shtypeni funksionin STEW.
8. Servojeni me patate te shtypura ose bukë integrale
Koha e përgatitjes: 30 minuta