Kek me spinaq
Koha e pregatitjes:
20 minuta ose më pak
Koha totale:
20 minuta ose më pak
- Përbërësit:
-
1 tufë spinaq (vetëm gjethet, pa bishtat) 1 gotë uji vaj 1 gotë uji sheqer 3 vezë 2 pako vanilje 1 pako sodë buke 1 gotë uji miell Për kremën: 1 gotë uji sheqer 125gr margarinë 2 gota uji qumësht (pa yndyrë) 1 filxhan kafeje niseshte 1 pako vanilje
- Përgatitja:
-
Hapi 1 Spinaqin e ziejmë dhe e kalojmë në blender derisa të bëhet si pure. Hapi 2 Vezët dhe sheqerin i përziejmë mirë me mikser. Pastaj shtojmë me radhë vajin, miellin, sodën e bukës, dhe vaniljen. I përziejmë me mikser. Hapi 3 Shtojmë purenë e spinaqit dhe e përziejmë përsëri me mikser. Hapi 4 Tepsinë ku do pjekim kekun e njomim me pak vaj. Hedhim masën e përgatitur dhe e vendosim në furrë të ngrohur në 170°C. Hapi 5 Pasi keku të piqet dhe të ftohet, presim një copë të vogël nga anët dhe e thërmojmë për ta përdorur në fund për sipër. (Në vend të kësaj mund të përdoren dhe arra apo fistiqe të thërmuara) Hapi 6 Përgatitim kremën: Qumështin e vemë të ziejë dhe duke e përzier i shtojmë sheqerin dhe niseshten. Pasi të ziejë e heqim dhe ndërkohë që ftohet e përziejmë me mikser. Kur të jetë ftohur disi, i shtojmë margarinën dhe vazhdojmë ta përziejmë me mikser derisa margarina të tretet plotësisht. Hapi 7 Kekun e mbulojmë me kremë dhe sipër i hedhim nga keku i thërmuar ose fruta të thata të thërmuara sipas dëshirës. Kujdes: Kremën e ruajmë në frigorifer deri në momentin që do ta përdorim. Nëse vendosni të përdorni kremë të gatëshme, udhëzimet në hapin 6 anashkalojini.